Punimet për ndërtimin e kampusit të ri universitar për Universitetin e Tiranës do të nisin së shpejti. Ky ka qenë lajmi i mirë që rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ka dashur t’u japë stu
Emanuela Sako
Bashkia e Tiranës nis fazën e dytë të shqyrtimit të dokumentacionit për marrjen e licencave të shërbimit taksi në kryeqytet. Afati i dorëzimit të dokumentacionit përfundoi në datën 15 nëntor, ndërsa nga faza e parë u përzgjodhën 37 kandidatë. Ndër kandidatët e përzgjedhur 33 janë për shërbimin taksi 4 + 1 dhe 4 të tjera për shërbimin 8 + 1, furgona.
Në total duhet të përzgjidhen 452 licenca taksi 4 + 1 dhe 11 licenca taksi 8 + 1. Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se shërbimi taksi në kryeqytet do të jetë brenda standardeve, duke kërkuar nga aplikuesit që të kenë automjete me vit prodhimi pas vitit 2000. Kjo përbën dhe një ndër kriteret kryesore, pasi vitit i prodhimit ka rëndësi për shërbim më cilësor ndaj klientit, si dhe për shmangien e ndotjes së ambientit. Specialistët e Bashkisë kanë përcaktuar edhe sistemin e përzgjedhjes në bazë të pikëve të marra për çdo kandidat. Në bazë të pikëve të marra për të gjitha kushtet dhe kriteret që plotësojnë do të bëhet përzgjedhja për 485 vende.
Përzgjedhja
Mënyra e përzgjedhjes së fituesve do të bëhet në bazë të disa etapave, që specialistët do të ndjekin hap pas hapi. Të parët që do të merren në shqyrtim do të jenë subjektet fizike (shtresa në nevojë) dhe do të vlerësohen sipas pikëve të fituara dhe në rast pikësh të barabarta sipas nr. hyrës të protokollit. Të dytët në shqyrtim do të jenë subjektet juridike, sipas pikëve të fituara dhe në rast pikësh të barabarta sipas numrit hyrës të protokollit. Të tretët në shqyrtim do të jenë subjektet e tjerë fizik sipas pikëve të fituara ose pa pikë dhe në rast pikësh të barabarta sipas numrit hyrës të protokollit. Procesi i konkurrimit do të kryhet siç është përcaktuar në rregulloren e miratuar, nëpërmjet sistemit të pikëve që do të grumbullohen, mbështetur në dokumentacionin e paraqitur. Aktualisht janë paraqitur vendet e lira për shërbimin taksi 4 + 1 dhe për furgonat 8 + 1, për të cilat janë hapur procedurat e dorëzimit të dokumenteve.
Vendet
Vendet e lira për të cilat do të konkurrohet në total përfundimtar janë 500, ku do të jepen 485 licenca për taksi 4 + 1 dhe 15 licenca për taksi 8 + 1. Nëse do të vërehen mangësi në dokumentacion, kërkesa e aplikantëve nuk do të shqyrtohet. Ndërkohë që nëpërmjet kritereve të vendosura do të bëhet edhe mbledhja e pikëve për fituesit. Një ndër kriteret kryesore është se taksitë duhet të kenë si vit prodhimi 2000 dhe në vazhdim. Subjektet fizikë duhet të jenë banorë të qytetit të Tiranës, ndërsa subjektet juridikë duhet të kenë selinë në Tiranë.
Mënyra e përzgjedhjes së fituesve
Të parët në shqyrtim do të jenë subjektet fizike (shtresa në nevojë), sipas pikëve të fituara dhe në rast pikësh të barabarta sipas nr. hyrës të protokollit. Të dytët në shqyrtim do të jenë subjektet juridike, sipas pikëve të fituara dhe në rast pikësh të barabarta sipas numrit hyrës të protokollit. Të tretët në shqyrtim do të jenë subjektet e tjerë fizik sipas pikëve të fituara ose pa pikë dhe në rast pikësh të barabarta sipas numrit hyrës të protokollit.
Sistemi i pikëve për subjektet fizik
Për aplikantët që kanë invalidë anëtarë të familjes (gjitha kategoritë e invaliditetit) 5 pikë
Për aplikantët që janë të pastrehë (të regjistruar pranë BT) 4 pikë
Për aplikantët që kanë jetim anëtarë të familjes (deri në moshën 18 dhe 24 vjeç nëse vazhdojnë studimet); 3 pikë
Në rast se do të jenë vetë drejtues të automjetit taksi 5 pikë
Vjetërsia e mjetit
Një vit nga viti i aplikimit 10 pikë
Dy vite nga viti i aplikimit 9 pikë
Tre vite nga viti i aplikimit 8 pikë
Katër vite nga viti i aplikimit 7 pikë
Pesë vite nga viti i aplikimit 6 pikë
Gjashtë vite nga viti i aplikimit 5 pikë
Shtatë vite nga viti i aplikimit 4 pikë
Tetë vite nga viti i aplikimit 3 pikë
Për mjetet me më shumë se tetë vjet 0 pikë
Mjetet me benzinë
Aplikimi me makinë me benzinë 10 pikë
Sistemi i pikëve për subjektet juridikë
Për kërkesë për licencim të mbi 30 automjeteve 8 pikë
Për kërkesë për licencim të mbi 20 automjeteve 6 pikë
Për kërkesë për licencim të mbi 10 automjeteve 4 pikë
Për kërkesë për licencim deri në 10 automjete 2 pikë
Vjetërsia e mjetit
Një vit nga viti i aplikimit 10 pikë
Dy vite nga viti i aplikimit 9 pikë
Tre vite nga viti i aplikimit 8 pikë
Katër vite nga viti i aplikimit 7 pikë
Pesë vite nga viti i aplikimit 6 pikë
Gjashtë vite nga viti i aplikimit 5 pikë
Shtatë vite nga viti i aplikimit 4 pikë
Tetë vite nga viti i aplikimit 3 pikë
Për mjetet me më shumë se tetë vjet 0 pikë
Sasia e pikëve të vitit të prodhimit të automjeteve, do të
llogaritet sipas mesatares së vitit të prodhimit të të gjitha
automjeteve të paraqitura për licencim.
Mjetet me benzinë
Llogaritet përqindja e mjeteve të paraqitura me lëndë
djegëse benzinë, në raport me mjetet e tjera, ku për çdo
1-25%-sh të këtyre automjeteve fiton 5 pikë
QSUT, nis faza e dytë e ndërtimit të pavijoneve dhe blerjen e aparaturave
Nis faza e dytë e projektit të QSUT-së që përfshin projektimin, ndërtimin, blerjen e pajisjeve mjekësore, asistencën teknike dhe kostot administrative. Prezantimi i projektit është bërë gjatë një takimi me autoritet më të larta shëndetësore, Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, drejtori i QSUT-së Ilir Dashi dhe specialistë të lartë të shëndetësisë. Kjo fazë konsiston në përfundimin e dy kateve shtesë si nga ana ndërtimore, ashtu edhe kompletimin me pajisjet mjekësore dhe në ndërtimin dhe pajisjen mjekësore të një godine të re me 6 kate, e cila do të lidhet me godinën e Fazës së I-rë. Sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit është rreth 30.000 m2. Në Fazën e II-të parashikohen këto shërbime: reanimacioni i përgjithshëm dhe kirurgjikal; kirurgjia ditore; radioterapia; onkologjia; diagnostikimi; dializa ( me rreth 270 shtretër) si dhe; shërbimin për ambulatorët.
18 Nentor 2009