EURALIUS: Deklaratat e qeverisë, ndikim në vendimet e gjykatave
Shefi i EURALUIS, Roland Miklau pohon ndërhyrjet e politikës në gjyqësor
Deklaratat e qeverisë mund të kenë ndikim në vendimet që merr gjyqësori. Ky është konstatimi që bën shefi i misionit evropian të asistencës në fushën e drejtësisë në Shqipëri, Roland Miklau. Gjatë një interviste për radion Dojçe Vele, ai ka pohuar se drejtësia në Shqipëri nuk është e lirë nga ndërhyrjet e politikës. Miklau thotë se situata nuk është emergjente, por ka nevojë për reforma emergjente.
Drejtuesi i misionit evropian për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri (EURALIUS), për gjykatësit, situata nuk është tërësisht e sigurt, pasi ka përzgjedhje dhe trajtime jo të barabarta. Miklau konstaton se në Shqipëri nuk është më e rëndësishme miratimi i ligjeve por zbatimi i tyre.
Zoti Miklau; cilat janë qëllimet dhe prioritetet e projektit të BE, të njohur si EURALIUS, të drejtuar prej jush lidhur me reformën në Drejtësi ?
Synimi i përgjithshëm i projektit është të ndihmojë vendosjen e një sistemi modern, profesional dhe transparent të drejtësisë, në të cilin njerëzit të besojnë. Qëllimi është që qytetarët e Shqipërisë të kenë besim në sistemin e tyre të drejtësisë. Kjo kërkon që sistemi të funksionojë mirë, kërkon integritet, reduktim të korrupsionit. Korrupsioni nuk mund të zhduket 100 përqind. Ai ekziston edhe në vende të tjera evropiane, - por është e domosdoshme të ulet niveli i tij, që qytetarët e Shqipërisë të kenë ndjesinë që shumica e proceseve gjyqësore marrin një gjykim të ndershëm, të paanshëm, objektiv, të mbështetur në ligj dhe në përputhje me standardet europiane.
Çfarë do të thotë, Zoti Miklau, standarde europiane në sistemin e drejtësisë? A mundeni t`i shpjegoni ato pak më gjerë?
Standardet Europiane janë një tërësi rekomandimesh, rreth 200, të Këshillit të Europës, ku Shqipëria është vend anëtar. Standarde Europiane do të thonë një funksionim i mirë i sistemit të drejtësisë, besueshmëri ndaj gjykatësve dhe prokurorëve, do të thotë një perceptim i publikut për diçka që është pranë drejtësisë, - drejtësia absolute është diçka e paarritshme, e pamundur. Por, njerëzit duhet të ndjejnë se ka një trajtim të ndershëm të çështjeve gjyqësore, trajtim të ndershëm ndaj dikujt që dyshohet për veprimtari kriminale dhe nëse ka një konflikt, ai duhet të zgjidhet në mënyrë objektive apo përmes një kompromisi. Edhe nëse gjithë palët nuk janë të kënaqura me rezultatin, ato duhet ta pranojnë atë. Pranimi i rezultatit është një përvojë në shumë vende, jo sepse këtë e kërkon ligji por, edhe në bazë të procedurës sesi është arritur rezultati, të argumenteve të dhëna nga autoritetet për të shpjeguar pse u arrit ai rezultat. Këto janë po kaq të rëndësishme sa edhe brendia e vendimit.
Misioni i BE, EURALIUS, është i pranishëm në Shqipëri që në vitin 2005. A keni pasur rastin të vëzhgoni ndërhyrje të politikës, të njerëzve të fuqishëm në drejtësi, sidomos në vendimet e gjykatësve?
Ajo që misioni ynë mund të vëzhgojë është që deklaratat publike nga anëtarët e qeverisë, ka të ngjarë, që të kenë ndikim në vendimet që marrin gjykatësit. Për gjykatësit në Shqipëri situata nuk është tërësisht e sigurt për një sërë arsyesh: ka inspektime selektive, arbitraritet, ka mundësira për trajtime jo të ndershme, jo të barabarta brenda sistemit. Pra, ka pasiguri dhe kjo shkallë pasigurie mund të çojë në sjellje, që jo gjithmonë janë të parashikueshme. Mund të ketë një dëshirë për të ndjekur atë që njerëzit e fuqishëm duan ose që punonjësit e drejtësisë mendojnë se këta njerëz duan apo presin prej tyre. Kjo situatë ndikon në sjelljen e gjyqtarëve dhe ka një lloj rreziku që ata të shmangen nga vendime qe kërkojnë kurajo dhe të preferojnë mënyrat formale për të shpjeguar procesin gjyqësor. Kur e sheh vendimin e gjyqtarëve, ai të duket shumë profesional, shumë teknik, por në thelb nuk është një vendim i ndershëm dhe nuk konsiderohet i pranuar nga palët e interesuara si një vendim i ndershëm.
A e bën kjo mënyrë e marrjes së vendimeve nga gjyqësori situatën emergjente dhe vendosjen e procedurave qe detyrojnë zbatimin e ligjit një domosdoshmëri urgjente?
Nuk mendoj se ka një situatë emergjente. Po, mendoj se ka një nevojë urgjente për të vazhduar reformat në drejtësi. Janë realizuar një sërë projektesh, janë arritur suksese por ka ende shumë për të bërë. Po, ka nevojë për vendosjen e procedurave që bëjnë të mundur jo vetëm hartimin e ligjeve të mira sipas standardeve të BE, por edhe zbatimin e tyre, përgatitjen e tyre në atë mënyrë që zbatimi i ligjeve të lehtësohet.
Zoti Miklau, ju sapo thatë që në Shqipëri drejtësia nuk është e lirë nga ndërhyrjet e politikës. Cila është baza që kjo situatë të ndryshojë, që të arrihet hap pas hapi në një cilësi të re të sistemit ?
Po, është e mundur që të ecet përpara hap pas hapi. Nuk mund të ketë një kërcim të madh përpara. Kjo kërkon strategji, plane veprimi, vullnet të mirë, punë profesionale për të hedhur hapin tjetër dhe formuar baza për një cilësi të re të sistemit të drejtësisë. Nuk mund të pritet ndonjë lloj mrekullie sepse njerëzit janë po ata. Në sistemin e drejtësisë ka gjyqtarë që kanë punuar gjatë kohës së diktaturës komuniste, të tjerë që janë përgatitur shpejt e shpejt, me kurse 6 mujore, në fund të kësaj diktature dhe ka edhe gjyqtarë, prokurorë të rinj, që janë kualifikuar në Shkollën e Magjistaturës për tre vjet, aftësitë e të cilëve janë të krahasueshme me ato të kolegëve të tyre në Europën Qendrore dhe Lindore. Pra, në Shqipëri ka grupe të ndryshme që i bëjnë gjërat herë-herë të vështira, ka ndikim të politikës dhe sistemi i drejtësisë nuk është i çliruar nga ndikimi i politikës, gjë që ndodh edhe në vende të tjera, nuk po flas për Afrikën apo Amerikën Latine, por ne kontekstin europian, Shqipëria është një vend në zhvillim. Në kushte të tilla, ju nuk mund të prisni që brenda natës të ndodhin mrekullira.
Intervistoi Ani Ruci
Marrë nga Dojçe Velle
18 Nentor 2009