KLD-ja përcakton gjyqtarët që do të shqyrtojë për shkelje
Laureta Rryçi
Këshilli i Lartë i Drejtësisë përcakton shtatë gjyqtarët që do të shqyrtohen për shkelje gjatë mbledhjes së ardhshme. Burime pranë këtij institucioni shpjeguan se këto dosje janë dorëzuar nga ministri i Drejtësisë pas inspektimeve të kryera nga Inspektorati që ka në varësi. Pas relacionit për secilin gjyqtar mësohet se ministri është njohur me shkeljet dhe më pas ka përcaktuar dhe masën disiplinore. Këto masa tashmë kanë mbërritur në Këshill dhe do të jetë ky i fundit që do të vendosë nëse do të ndëshkohen gjyqtarët apo do të rrëzohen kërkesat e ministrit të Drejtësisë.
Shqyrtimi
Burime pranë KLD-së shpjeguan dje se tashmë materialet e grumbulluara për gjyqtarët në fjalë u janë shpërndarë të gjithë anëtarëve të Këshillit për t’u njohur me shkeljet që pretendohet se janë kryer nga gjyqtarët në çështjet që u ishin përcaktuar me short për t’u gjykuar. Kjo procedurë është ndjekur edhe për rastet e mëparshme kur është dashur që KLD-ja të merrte një vendim për gjyqtarët. Në këtë mënyrë, anëtarët e Këshillit kanë informacionin e duhur për ditën kur do të shqyrtohet masa e propozuar nga ministri i Drejtësisë dhe ndërkohë i ballafaqojnë të dhënat edhe me versionin që japin vetë gjyqtarët për rastin në fjalë.
Dosjet
Ministri i Drejtësisë vetëm pak kohë më parë dorëzoi në KLD plot shtatë dosje për gjyqtarë që punojnë në gjykata të ndryshme të vendit. Në mbledhjen e ardhshme pritet të shqyrtohet procedimi disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Manjola Bejleri. Masa e propozuar nga ministri i Drejtësisë për këtë gjyqtare do të shqyrtohet po në mbledhjen e parë që do të caktohet për KLD-në. Procedimi disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Bujar Musta. Procedimi disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Zihni Shahu. Procedimi disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Pajtime Fetahu. Procedimi disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Taulant Tafa. Masa e propozuar nga ministri i Drejtësisë për këta gjyqtarë do të shqyrtohen po në mbledhjen e parë që do të caktohet për KLD-në. Datat e mbledhjes sipas ligjit përcaktohen nga kryetari i këtij këshilli, që në këtë rast është presidenti Bamir Topi.
Gjyqtarët që do të shqyrtohen në KLD për shkelje
Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, Nevrije Halo. Masa e propozuar nga Ministri i Drejtësisë për këtë gjyqtare do të shqyrtohet po në mbledhjen e parë që do të caktohet për KLD-në.
Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Manjola Bejleri. Masa e propozuar nga Ministri i Drejtësisë për këtë gjyqtare do të shqyrtohet po në mbledhjen e parë që do të caktohet për KLD-në.
Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Bujar Musta. Masa e propozuar nga Ministri i Drejtësisë për këtë gjyqtar do të shqyrtohet po në mbledhjen e parë që do të caktohet për KLD-në.
Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Zihni Shahu. Masa e propozuar nga ministri i Drejtësisë për këtë gjyqtarë do të shqyrtohet po në mbledhjen e parë që do të caktohet për KLD-në.
Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Pajtime Fetahu. Masa e propozuar nga ministri i Drejtësisë për këtë gjyqtare do të shqyrtohet po në mbledhjen e parë që do të caktohet për KLD-në.
Shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Taulant Tafa. Masa e propozuar nga ministri i Drejtësisë për këtë gjyqtar do të shqyrtohet po në mbledhjen e parë që do të caktohet për KLD-në.
KLD-ja vendos inspektim për disa dosje
Në mbledhjen më të fundit, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë votuan në unanimitet që të realizohej inspektimi për disa dosje të veçanta. Sipas atij vendimi, inspektimi do të realizohet brenda një periudhe kohore tremujore nga Inspektorati pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspektimit në Ministrinë e Drejtësisë. Në përfundim të këtij inspektimi do të hartohet një raport i detajuar në lidhje me problematikat e konstatuara dhe rekomandimet për zgjidhjen e tyre, për t’ia paraqitur më pas Këshillit të Lartë të Drejtësisë. KLD-ja vendosi gjithashtu që ky inspektim të bëhej në gjykatat e rretheve gjyqësore Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë e në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Ky inspektim do të ketë si objekt dhe do të pasqyrojë ecurinë e të gjitha çështjeve penale të regjistruara në vitet 2007 e 2008, në gjykatat e sipërcituara, në ngarkim të shtetasve të marrë të pandehur për kryerjen e veprave penale, të cilat janë përcaktuar më poshtë.
Dosjet që do të verifikohen nga inspektorët e KLD-së
Vrasje në rrethana cilësuese, e parashikuar nga Neni 79 i Kodit Penal.
Vrasje me paramendim, e parashikuar nga Neni 78 i Kodit Penal.
Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese, i parashikuar nga Neni 114/a i Kodit Penal.
Trafikimi i narkotikeve, i parashikuar nga Neni 283/a i Kodit Penal.
Shpërdorimi i detyrës, i parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.
Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, i parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal.
Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, i parashikuar nga Neni 260 i Kodit Penal.
18 Nentor 2009