Gara sportive per femijet me aftesi te kufizuara
TIRANE - Lojerat Olimpike Speciale kane nisur dhe po zhvillohen per here te pare ne vendin tone. Eshte nje nisme e Fondacionit "Vodafone Albania" e cila nisi te vihej ne jete dje, nen kujdesin e vecante te presidentit te Republikes, Bamir Topi, nen moton "femije dhe te rinj me nevoja speciale, kane nevoje per mbeshtetjen tone". Ne nje atmosfere te ngrohte, festive dhe sportive, ne Pallatin e Brigadave u zhvillua dje ne mesdite, ceremonia e ndezjes se pishtarit te Lojerave Olimpike Speciale, per femijet me aftesi te kufizuara. Presidenti Topi i dorezoi solemnisht dhe simbolikisht perfaqesuesit te ekipit te femijeve, flaken olimpike dhe ne vijim te ketij momenti emocionues dhe te rendesishem per keta femije, u shprehu atyre urimet me te ngrohta dhe te sinqerta, duke garantuar per angazhimin e tij maksimal dhe me cilesine e presidentit te Republikes.
Pjesemarresit
Hapjen e kesaj veprimtarie te rendesishme sportive dhe shoqerore e pershendeten Ismet Bellova, kryetar i Olimpikut Special Shqiptar, Albi Greva, drejtor ekzekutiv i Fondacionit "Vodafon Albania". Te pranishem ne ceremoni ishin dhe Hysen Domi, president i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, Stavri Bello, sekretar i pergjithshem i KOKSH-it, Fidel Ylli, kryetar i komisionit teknik te KOKSH-it, znj. Marta Xho Brajic, perfaqesuese e Olimpikut Special Nderkombetar, anetare te kabinetit te presidentit te Republikes, etj. "Ju kemi degjuar me mikrofon mbi kater dekada, po zeri juaj nuk ka qene asnjehere kaq i emocionuar. Kjo tregon qe ju, sikurse ne te gjithe kete dite e konsiderojme te vecante, sepse marrim dhe japim nje mesazh te rendesishem per keta femije. Une e konsideroj kete ceremoni jo vetem si nje aktivitet sportiv por dhe si nje shprehje mjaft e bukur e vullnetit qe vjen pikerisht nga femijet, qe edhe pse kane probleme, nuk u mungon morali, kane kurajo" - tha presidenti Topi.
Garat
E shoqeruar nga zonja Liri Berisha, Zonja e Pare asistoi bashke me organizatoret dhe mikpritesit e ketij aktiviteti ne momentin e ardhjes se Pishtarit Olimpik i cili u ndez me heret nga presidenti i Republikes ne nje ceremoni te vecante ne Pallatin e Brigadave e qe u soll ne qendren "Don Bosko", nepermjet nje vrapimi simbolik ne bulevardin e kryeqytetit.
"Do te doja t'ju pergezoja per angazhimin ne kete gare, e cila sic shihet ka gjithe simboliken e Lojerave Speciale Nderkombetare", - tha Teuta Topi.
"Gara juaj nuk ka te humbur, - vijoi ajo, - sepse pjesemarrja, dhe vullneti per te kapercyer cdo veshtiresi fizike ne emer te dashurise per sportin jane domethenese. Ato jane nje mesazh mjaft i mire, qe ju i jepni bashkemoshatareve tuaj, qe ne kushte me te mira, nuk e kapercejne dot murin e paragjykimeve te veshtiresive te perditshme".
Garat, dje dita e pare
Dje ishte dita e pare e garave. Ato do te vazhdojne sot dhe neser mes femijeve qe garojne ne disa disiplina te ndryshme sportive. Zonja e Pare, Teuta Topi dhe gruaja e kryeministrit, Liri Berisha moren pjese dje ne mesdite ne ceremonine e hapjes se Lojerave te Olimpikut Speciale shqiptare qe po zhvillohen ne qendren "Don Bosko", ne kryeqytet, me femije me aftesi te kufizuara nga i gjithe vendi.
250 atlete
Ne keto lojera marrin pjese 250 atlete nga i gjithe vendi, te cilet perfaqesojne 12 skuadra (Berat, Durres, Elbasan, Lezhe, Korce, Pogradec, Shkoder I & II, Tirane I & II, dhe Vlore), ne pese disiplina sportive (futboll, basketboll, pingpong, atletike, dhe bowling).