E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kosova nuk duhet te bjere ne gjume"

Analisti i ceshtjeve evropiane dhe ballkanike, Janush Bugajski, thote se hapja e ambasadave te Kosoves ne kryeqytetet perendimore eshte nje ngjarje shume e rendesishme per pranine e saj ne skenen nderkombetare. Bugajski thote se Rusia, do te deshironte qe Kosova te ishte nje rast i ngrire dhe qe Serbia te mos integrohet ne Evrope, per ta pasur ate si pikembeshtetje ne rajon. Sipas analistit Janush Bugajski, "Kosova nuk eshte me ne krye te listes se problemeve te Ballkanit, por aktualisht eshte Bosnja, e cila ka tani disa veshtiresi ne funksionimin shteteror dhe ne rrugen drejt Bashkimit Evropian. Se dyti eshte Maqedonia, e cila po perballet me kundershtimet e Greqise lidhur me emrin, teme qe po mban pezull anetaresimin ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian". Nga ana tjeter, sa i takon Kosoves, "ajo ka pasur disa zhvillime te rendesishme, njohja nga Mali i Zi, njohja nga Maqedonia, pra njohja nga shumica e fqinjeve. Hapi tjeter do te duhet te jete nje veprimtari me aktive nderkombetare per te shtuar numrin e vendeve qe e njohin pavaresine, dhe per t'u anetaresuar ne institucionet nderkombetare. Gjithashtu ata duhet te parandalojne ndonje ndarje, per te cilat behet presion nga serbet". thote zoti Bugajski "Mendoj se eshte mire per Kosoven qe te jete jashte titujve kryesore te shtypit nderkombetar, por nga ana tjeter ajo nuk duhet te bjere ne gjume (si sleep mode e nje kompjuteri), perkundrazi duhet te jete me aktive. Eshte shume e rendesishme vendosja e misioneve te saj diplomatike ne Uashington, Bruksel, Londer, etj. Kosova nuk duhet te jete nje objekt per veprimtarite nderkombetare, por tani duhet te behet nje subjekt, te vendose perfaqesite e saj ne vende te ndryshme dhe te coje me tej perparesite e veta neper kryeqytete dhe institucione te ndryshme". thote analisti Bugajski, Sipas tij, shumica e vendeve te Bashkimit Evropian, me ndonje perjashtim, vendet anetare te G7, dhe shumica e vendeve anetare te Keshillit te Sigurimit te OKB e kane njohur pavaresine e Kosoves. "Me e mira do te ishte tani ngritja e nje ekonomie produktive, perfshirja e saj ne mekanizmat rajonale te biznesit dhe ne nismat rajonale te Evropes Juglindore, te vendose marredhenie te ngushta me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, si dhe te vazhdoje fushaten per njohjen e pavaresise kudo neper bote" - thote ai . Ka shume mundesia te tjera per keto njohje, sic jane vendet myslimane, dhe per kete, sipas tij, mund te ndihmoje edhe Shqiperia. "Rusia - thote zoti Bugajski - do te deshironte qe Kosova te ishte nje shtet i ngrire, sepse ajo nuk ka zhvillim ekonomik dhe nuk eshte ende anetare e institucioneve nderkombetare dhe ne kete gjendje mund te shihet si nje deshtim i NATO-s dhe BE-se, te cilat po perpiqen ta bejne Kosoven nje ceshtje te suksesshme. Keshtu, suksesi i Perendimit me Kosoven do te jete nje deshtim per Rusine". Por, sipas analistit Bugajski, nese Serbia ecen drejt anetaresimit ne NATO dhe Kosova shihet praktikisht si e pavarur, Rusia nuk mund ta perdore me Serbine si nje avantazh. "Nese Serbia kthen syte nga Perendimi, kjo eshte nje humbje per Rusine. Moskes i intereson qe Serbia te mbetet jashte integrimeve, sepse i nevojitet si nje pikembeshtetje ne rajon", thote ai. Analisti shpjegoi se Kosova nuk eshte nje precedent per Gjeorgjine. "Ne fakt, Rusia vete e ka sjelle nje precedent ne fillim te viteve 90, kur mbeshteti levizjet separatiste ne Oseti, Abkazi, Naxhari etj., shume kohe perpara se zyrtaret ne Uashington te mesonin se ku ishte Kosova dhe cfare donte ajo. Keshtu pra, Rusia e solli vete precedentin, dhe pretendimet se Kosova ishte nje precedent per Gjeorgjine nuk qendrojne" - theksoi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›