E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonjësit e ASHR-së dhurojnë gjak për njerëzit në nevojë



Punonjësit e Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës dhuruan gjak në ndihmë të njerëzve në nevojë. Ky gjest ka shërbyer për të sensibilizuar qytetarët që të dhurojnë vullnetarisht gjak për të gjithë ata qytetarë që e kanë të nevojshëm furnizimin e trupit në mënyrë të vazhdueshme me gjak. Gjithçka është bërë në ndihmë të fëmijëve talasemikë, të të aksidentuarve, por dhe të personave në nevojë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje herë pas here për sensibilizimin e opinionit publik për dhurimin vullnetar të gjakut, së cilës i janë përgjigjur tashmë shumë institucione, individë dhe shoqata. Por, e rëndësishme është që dhe qytetarët e thjeshtë të drejtohen pranë klinikave për të mundësuar dhurimin falas të gjakut.

ISKSH, brenda pak ditësh ndryshimet ligjore për spitalet e vendit
Ndryshimet ligjore për shtrirjen e skemës së sigurimeve shëndetësore në spitalet e vendit pritet të shkojnë brenda pak ditësh për miratim në qeveri. Këshilli Administrativ i ISKSH-së, në drejtimin e kryetares, ministres së Shëndetësisë, Anila Godo, zhvilloi mbledhjen e radhës për të shqyrtuar ndryshimet e para ligjore që do t’i hapin rrugë shtrirjes së skemës së sigurimeve në shërbimin spitalor. Aktualisht grupe pune nga ISKSH-ja janë shpërndarë në rrethe për të parë konkretisht gjendjen e spitaleve dhe nevojave që ato kanë. Sipas drejtoreshës së ISKSH-së, themelor është statusi i spitaleve. ISKSH-ja ngulmon që statusi i tyre të jetë publik (jobuxhetor), në mënyrë që të ketë decentralizim në vendimmarrje.

29 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›