“Vodafon” organizon për herë të parë në Shqipëri Lojërat e Olimpikut Special
Për herë të parë në vendin tonë, në datat 28-30 tetor, në qendrën “Don Bosko” në Tiranë, organizohen Lojërat e Olimpikut Special në Shqipëri. Ky është një projekt i financuar nga Vodafone Albania nëpërmjet programit të granteve 2008-2009 të Fondacionit Vodafone Albania. Gjithashtu, këto lojëra zhvillohen nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Në ceremoni e veçantë për hapjen e Lojërave Olimpike Speciale është zhvilluar dje, tek Pallati Brigadave, me përshëndetjen e Presidentit të Republikës Bamir Topi dhe me ndezjen e pishtarit olimpik që më pas ka përshkuar të gjithë bulevardin e Tiranës për të ardhur tek qendra “Don Bosko”, ku u zhvillua ngritja e flamurit olimpik, himni dhe betimi olimpik. Në këto lojëra marrin pjesë 250 atletë nga i gjithë vendi, të cilët përfaqësojnë 12 skuadra (Berat, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë, Pogradec, Shkodër I & II, Tiranë I & II, dhe Vlorë), në pesë disiplina sportive (futboll, basketboll, ping-pong, atletikë dhe bouling).
29 Tetor 2008