E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimet “Master”, shpallen rezultatet e fituesve te Shkencat Sociale



Fakulteti i Shkencave Sociale në kryeqytet ka shpallur dje kandidatët fitues që do të ndjekin masterat 2-vjeçarë në këtë fakultet. Çdo departament i këtij fakulteti, pas shqyrtimit të dosjeve të paraqitura dhe kritereve të përcaktuara nga dekanati, ka bërë përzgjedhjen e fituesve. Pasditen e djeshme departamentet përkatëse kanë afishuar listat me kandidatët fitues. Ndërsa sot pritet të nisin regjistrimet e kandidatëve fitues, të cilët do të kenë vetëm tri ditë kohë në dispozicion për këtë proces. Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues të zhvillohet duke filluar nga dita e sotme deri në datën 31 tetor, prej orës 08.00 deri në orën 18.00 pranë sekretarive mësimore. Pas mbylljes së procesit të regjistrimit, universitetet duhet të dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit listat përfundimtare origjinale me regjistrimet e kryera brenda datës 30.11.2008, në bazë të udhëzimit nr.19, datë 18.07.2007, “Për gjenerimin dhe dhënien e numrave të matrikullimit”. 480 kandidatë do të ndjekin studimet e ciklit të dytë në Fakultetin e Shkencave sociale gjatë këtij viti akademik.

Kuotat për programet e ciklit të dytë

Përkatësi gjinore dhe zhvillim 120
Psikolog shkollor/organizacional 30
Psikolog klinik i zhvillimit të marrëdhënieve 30
Filozofi sociale 100
Shkenca politike-teori politike 60
Sociologji e zhvillimeve shoqërore 40
Punë sociale 100

Tarifa
60 000 lekë është tarifa e studimit e miratuar nga qeveria për të gjitha programet e ciklit të dytë në Fakultetin e Shkencave Sociale

29 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›