E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonjësit e "Vodafon Albania" dhurojnë gjak

A ishe ti që më shpëtove jetën? Me këtë motiv 63 punonjës të kompanisë "Vodafon Albania" kanë menduar t'iu vijnë në ndihmë fëmijëve talasemikë në Shqipëri. Fushata e dhurimit të gjakut ka qënë një gjest për të sensibilizuar gjithë opinonin publik, për t'i kujtuar atyre se rreth 500 fëmijë kanë nevojë për gjakun e tyre. "Ne duhet të transmetojmë gëzim tek këta fëmijë u shpreh Alma Varfi drejtoresha e burimeve njerëzore pranë kësaj kompanie.
Vullnetarët e dhurimit të gjakut gjithashtu i bënë thirje institucioneve të tjera publike për përhapjen e kësaj kulture. Kjo inisiativë u organizua në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Bankën Kombëtare të Gjakut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›