E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heidi Klum, nudo edhe në familje

Është vlerësuar si topmodelja më e bukur në botë. Hedi Klum është bashkëshortja e këngëtarit Seal dhe njëkohësisht është edhe mamaja e tre fëmijëve, e cila ka deklaruar se nuk e ka aspak problem nëse në mjediset e shtëpisë së saj lëviz lirshëm nudo, në sy të fëmijëve. “Mund të shfaqem edhe e paveshur nëpër shtëpi”, - është shprehur modelja më e klikuar në planet, duke shtuar gjithashtu se “kjo që bëj, për mua nuk është diçka e jashtëzakonshme, prandaj nuk e konsideroj si një veprim të ndaluar”. Të gjithë njerëzit këtu në Gjermani janë të dhënë pas demonstrimit të linjave të tyre trupore edhe në sy të fëmijëve të tyre, si të veshur qoftë thjeshtë me bikini, ashtu edhe pa veshje fare. E në këto lloj rrethanash sipas modeles Klum, është fjala për diçka krejtësisht normale, edhe pse tek kulturat e tjera mund të duket një veprim jashtë kontekstit të lejuar të veprimeve njerëzore.

Një goditje e re për Kirsten Dunst

Nuk është goditur vetëm nga problemet e panumërta të alkoolit, probleme të drogës apo edhe gjendjeve të rënda depresive. Tashmë ka ikur koha e tyre, duke u lënë vendin e aventurave të dashurisë. Siç duket, një jetë e re ka filluar për aktoren Kirsten Dunst, e cila kohët e fundit ka gjetur një tjetër mënyrë jetese, në krahët e një mashkulli me të cilin është parë tek shoqërohet. Ka marrë një goditje të re nga kupidi i engjëllit të dashurisë, duke bërë që 26-vjeçarja të ndihet e dashuruar. Pas aventurës me Justin Long, ish-i dashuri i aktores Drew Barrymore, ka takuar një tjetër djalë. Deri në këto momente mbetet një person misterioz pasi identiteti i tij është ende i pakonfirmuar. Por diçka është e sigurt, Dunst është parë dhe fotografuar shpeshherë teksa shoqërohet me një djalë, duke bërë shoping apo nëpër aktivitete të ndryshme. “Janë parë shpesh së bashku duke frekuentuar aktivitete të ndryshme, si dy të dashuruar”, - është shprehur një burim i sigurt në revistën “Life & Style”. Me pak fjalë, protagonistja kryesore e filmit “Spiderman” mund të ketë gjetur princin e kaltër të ëndrrave, kush e di...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›