E Diel, 1 Nëntor 2026

Punonjësit në prefekturë, sa do të paguhen nga 1 korriku

Këshilli i Ministrave ka miratuar strukturën e re të pagave të të gjithë organikës së punonjësve në të gjitha prefekturat e vendit. Duke filluar nga data 1 korrik të këtij viti, prefektët, nënprefektët si dhe të gjithë specialistët e prefekturave, do të kenë një ripërcaktim të pagës së tyre. Qeveria ka përcaktuar pagën, shpërblimet si dhe rritjen që do të ketë çdo punonjës në prefekturë. Sipas vendimit të qeverisë, punonjësit e kualifikuar do të kenë shtesa në paga, si dhe njëkohësisht do të përfitojnë 2 për qind rritje page në vit për efekt vjetërsie në punë.

Pagat e reja

Ndryshimi ka prekur vendimin e vitit 2006 për organikën e punonjësve në prefektura. Sipas ndryshimit, prefekti i qarkut të Tiranës do të jetë më i paguari me një pagë bazë prej 114 mijë lekësh të reja, ndërsa të gjithë prefektët e qarqeve të tjera do të paguhen nga 106 mijë lekë. Ndryshimi ka prekur pagat e të gjithë nënprefektëve të zonave të tjera. Nënprefektët e nënprefekturave si Kavajë, Lushnjë dhe Sarandë do të paguhen 90 500 lekë. Nënprefektët e nënprefekturave Krujë, Pogradec, Librazhd, Tepelenë, Përmet, Mat, Pukë, Tropojë dhe Skrapar do të paguhen 84 mijë lekë. Nënprefektët e nënprefekturave Malësi e Madhe, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Devoll, Mallakastër, Has, Kuçovë, Mirditë, Delvinë, Kurbin dhe Kolonjë do të paguhen nga 78 500 lekë. Këshilltarët e prefektit të Tiranës do të kenë një pagë bazë prej 61 mijë lekësh. Zëdhënës i prefektit të Tiranës do të paguhet 51 mijë lekë.

Shtesat

Shtesa për kualifikim do të përfitohen menjëherë në rast se çdo punonjës vërteton kualifikimin e tij. Nëpunësit në prefektura dhe nënprefektura përfitojnë shtesën për kualifikim, gradë apo titull shkencor, të përcaktuar sipas vendimit të qeverisë. Në lidhje me përfitimin e shtesës, janë përcaktuar edhe disa kritere. Shtesa jepet kur kualifikimi, grada apo titulli shkencor është në përputhje me përshkrimin e punës së nëpunësit, pas miratimit, rast pas rasti, nga departamenti i Administratës Publike. Kur nëpunësi ka kualifikim, gradë apo titull më të lartë, se ai i përcaktuar për pozicionin e tij të punës, përfiton vetëm shtesën e përcaktuar për këtë pozicion. Kur nëpunësi ka kualifikim, gradë apo titull më të ulët, se ai i përcaktuar për pozicionin e tij të punës e përfiton shtesën në përputhje me kualifikimin, gradën apo titullin shkencor. Në çdo rast si më sipër, pavarësisht nga kualifikimi, grada apo titulli shkencor, që ka nëpunësi, ai përfiton shtesë vetëm për gradën apo titullin shkencor më të lartë. Për të bërë aplikimin e shtesës për kualifikim, zbatohen rregullat e udhëzimit të datës 18.4.2008 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Financave dhe departamentit të Administratës Publike. Një tjetër ndryshim është se shtesën për kualifikim në punë e përfitojnë edhe posti i prefektit, nënprefektit, këshilltari i prefektit të Tiranës dhe zëdhënësi e prefektit të Tiranës. Specialistët, përgjegjësit e zyrës apo përgjegjësit e sektorit në prefektura dhe nënprefektura që janë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së administratës publike, duhet në mënyrë të detyrueshme të jenë punonjës me arsim të lartë, në degët “Inxhinieri elektronike” apo “Informatikë”. Këta specialistë përfitojnë një shtesë për kushte pune prej 10 mijë lekësh mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse. Zbatimi i kësaj shtese bëhet pas miratimit paraprak të departamentit të Administratës Publike dhe Ministrisë së Financave, sipas përshkrimit të pozicioneve të punës. Ky riklasifikim i pagave i ka shtrirë efektet që nga data 1 korrik e këtij viti.

Ripërcaktimi i pagave për drejtuesit

Posti Paga

Prefekti i qarkut të Tiranës 114 000 lekë

Prefektët e qarqeve të tjera 106 000 lekë

Nënprefekt i nënprefekturave, Kavajë,

Lushnjë dhe Sarandë 90 500 lekë

Nënprefektët e nënprefekturave Krujë,

Pogradec, Librazhd, Tepelenë, Përmet,

Mat, Pukë, Tropojë dhe Skrapar 84 000 lekë

Nënprefektët e nënprefekturave

Malësi e Madhe, Bulqizë, Peqin, Gramsh,

Devoll, Mallakastër, Has, Kuçovë,

Mirditë, Delvinë, Kurbin dhe Kolonjë 78 500 lekë

Këshilltar i Prefektit të Tiranës 61 000 lekë

Zëdhënës i Prefektit të Tiranës 51 000 lekë

Tabela 1

Riklasifikimi i pagave, shtesa për vjetërsi dhe shtesa për pozicion më të mirë pune

PAGA MUJORE

EMËRTIMI KATEGORITË PAGA INDIVIDUALE

(PAGA BAZË) SHTESA PËR POZICION

1 2 3 4

Paga e grupit

(PG), lekë Shtesa vjetore

për vjetërsi

(SHV), në përqindje Shtesa për kualifikim

(SHK), lekë Shtesa për pozicion

(SHP), lekë

Sekretar i përgjithshëm në prefekturë III-a 11 000 2% 68 500

Sekretar i përgjithshëm në nënprefekturat

Kavajë, Lushnjë dhe Sarandë III-a/1 11 000 2% 58 300

Përgjegjës sektori në prefekturë III-b 11 000 2% 51 500

IV-a 11 000 2% 39 000

Përgjegjës zyre në

prefekturë,

Përgjegjës zyre në

nënprefekturë IV-a 11 000 2% 39 000

Përgjegjës sektori në

nënprefekturë,

Inspektor auditi në prefekturë IV-a 11 000 2% 39 000

Specialist në

prefekturë IV-b 11 000 2% 29 000

IV-c 11 000 2% 21 500

Specialist në

nënprefekturë IV-c 11 000 2% 21 500

Sekretar IV-c 11 000 2% 21 500

Tabela 2

Shtesa në pagë sipas kualifikimit përkatës

POZICIONI KUALIFIKIMI/GRADA/TITULLI

SHKENCOR SHTESA

(LEKË/MUAJ)

Prefekt Profesor 30 000

Profesor i asociuar 25 000

Nënprefekt,

Sekretar i përgjithshëm Doktor i shkencave 20 000

Doktor i shkencave 25 000

Përgjegjës sektori në prefekturë dhe nënprefekturë,

Përgjegjës zyre në prefekturë dhe nënprefekturë,

Inspektor,

Specialist në prefekturë dhe nënprefekturë Studime të thelluara pasuniversitare/Master i nivelit të dytë,

Studime specializuese afatgjata 10 000

Studime të thelluara pasuniversitare/master i nivelit të dytë 20 000

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›