E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon PDK: Bianku na dëmton imazhin në botë

Lidhur më një votim të tillë, Partia Demokristiane shprehu sot shqetësimin e saj me anë të një deklarate për shtyp “për rreshtimin e përfaqësuesit të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, krahas atij grupi gjyqtarësh, që media britanike, por edhe media të tjera në botë, i cilëson si klounë të Evropës”. Ne na shqetëson gjithashtu fakti se veprime të tilla dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në Evropë dhe te partnerët e miqtë tanë ndërkombëtarë, tek aleatët që na kanë ndihmuar në rrugën e vështirë të ndërtimit të demokracisë, të zhvillimit të vendit dhe të integrimit euroatlantik”, - thuhet në deklaratën e PDK-së. Në të njëjtën deklaratë theksohet se “PDK-ja beson dhe shpreson se Shqipëria është seriozisht e angazhuar në luftën kundër terrorizmit islamik, në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë evropianë. Por fatkeqësisht, z. Bianku me votën e tij vë në dyshim jo vetëm angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, por edhe vlerësimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vend kampion i lirisë dhe i të drejtave të njeriut, siç është shprehur Kryeministri Berisha, më shumë se një herë”. Më pas, deklarata e fortë e PDK-së vijon: “Ne na shqetëson fakti i përzgjedhjes së dobët dhe mbi kritere miqësore, familjare ose shërbesash partiake të përfaqësuesve të Shqipërisë në institucionet kryesore evropiane dhe ndërkombëtare”. Sipas Lazër Stanit “rasti i zgjedhjes së z. Bianku si përfaqësues i Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut është më flagranti dhe rezulton edhe më i dështuari”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›