Punonte në kabinë, digjet punonjësi i KESH-it
Tiranë- Një punonjës i KESH-it është djegur teksa punonte në një kabinë elektrike në një nga rrugët e Tiranës.
Sipas burimeve të policisë mësohet se 50-vjeçari Shkëlqim H. ka qenë duke kryer punime brenda kabinës, pranë një blloku pallatesh, por ka rënë në kontakt me tensionin e lartë.
Për pasojë ai ka pësuar dëmtime të shumta dhe diegie në pjesën më të madhe të trupit. I dëmtuari është dërguar me urgjencë në spitalin e kryeqytetit, mësohet në repartin e djegieve në qendrën “Nënë Tereza” dhe sipas mjekëve ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Aktualisht ekspertët janë duke hetuar në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit, që duken ende të paqarta.