E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushim për Alban

Edhe pse deshi të fillojë stërvitjet sa më parë, trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova i ka dhënë pushim përforcimit të ri Jordi Alba duke vendosur që ai nuk ka nevojë të paraqitet deri më 8 gusht, kur skuadra udhëton për në Gothenburg për të zhvilluar miqësoren me Manchester Unitedin.

Alba, i cili iu bashkua Barcelonës pasi ndihmoi Spanjën të triumfojë në Euro 2012, u paraqit edhe në Lojërat Olimpike verore ‘Londra 2012’ ku skuadra e Stuhisë së Kuqe u eliminua nga faza e grupeve.

Uebfaqja zyrtare e Barcelonës njoftoi se Alba deshi që menjëherë të fillojë përgatitjet për sezonin e ri por Vilanova ka vendosur që ai të pushojë edhe disa ditë para se ti bashkohet ekipit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›