Sahin, i lirë të largohet

Mesfushori i Real Madridit, Nuri Sahin nuk do të has në kundërshtim nga trajneri Jose Mourinho nëse vendos të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Mourinho ka theksuar se ylli turk është i lirë të braktis gjigantin madrilen.
“Ai është djalosh i ri, dëshiron të luajë në çdo ndeshje. Ai dëshiron të jetë i lumtur në fushë, ai dëshiron të luajë për të qenë i lumtur. Alonso, Khedira, Diarra, Granero dhe Ozil, është e vështirë për të. Andaj, ai është i lirë të largohet”, deklaroi Mourinho pas fitores 5-1 në miqësoren kundër Los Angeles Galaxy.