E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushime të blinduara për Maradonën



Pushime të blinduara për Diego Maradona në Merano, teksa po i nënshtrohet një kure dobësimi në qendrën Henri Chenot. Hoteli “Palace” është i ndaluar për gazetarët e fotografët, që kërkojnë të shkëpusin ndonjë lajm apo foto nga “Pibe de oro”. Maradona do të qëndrojë dy javë në hotel, ku pritet të heqë kilet e tepërta.

Bayer Leverkusen, Toure me malarie

Përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit gjerman, Bayer Leverkusen komunikoi se futbollistit togolez, Assimiou Toure (21 vjeç) është prekur nga malaria. Mbrojtësi u infektua gjatë një ndeshje të Kombëtares së vendit të tij kundër Marokut, më 5 shtator, dhe tashmë ndodhet në karantinë.

Moxhi: "Murinjo, më zoti për të folur”

“Murinjo është më i zoti në marrëdhëniet publike sesa si trajner. Është një njeri simpatik që thotë gjërat e tij për të mbrojtur skuadrën”. Ky është konkluzioni i eksperti të futbollit italian a atij ndërkombëtar, ish-drejtorit të Juventusit, Luciano Moxhi.

Real Madrid, dëmtohet Xabi Alonso

Jo vetëm lajme pozitive nga suksesi i rëndësishëm i Real Madrid në Zyrih, ku arriti një fitore tenistike 5-2 me zviceranët. Lajmi i keq është dëmtimi i Xabi Alonso, i cili doli para kohe nga loja për shkak të dhimbjeve në tendinin e Akilit. Pritet ekzaminimet e stafit mjekësor madrilen për të parë sesa do të mungojë Alonso jashtë fushave.

Real, Metzelder drejt Gjermanisë

Ish-mbrojtësi i Borussia Dortmund, Christoph Metzelder (28 vjeç), aktualisht te Real Madrid, me shumë mundësi do të largohet nga klubi spanjoll në merkaton e muajit janar. Për të, përveç Fiorentinës, interesohen edhe Bayern Munich e Schalke 04.

17 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›