Pushimet në kohë krize, deputetët socialistë preferojnë Jugun e Shqipërisë
Eneida Jaçaj
Për këtë vit, Jugu i Shqipërisë mbetet destinacioni më i preferuar i politikanëve për të kaluar pushimet. Pjesa dërrmuese e tyre nuk kanë mundur të lëvizin nga vendi, pasi kjo mbetet një verë e mbushur me angazhime politike. Kështu, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, u ka lejuar vetëm pesë ditë pushime deputetëve të PS-së, dhe kjo është organizuar në formë rrotacioni që selia e PS-së mos të mbetet bosh.
Edhe kryeministri Sali Berisha, në mënyrë të prerë u ka kërkuar deputetëve të tij që të jenë në Tiranë në mënyrë të alternuar, për të vijuar debatet e nisura. Është menduar që socialistët t’ia lënë stafetën njëri-tjetrit sipas renditjes dhe grupimeve që janë përcaktuar më herët nga drejtuesit e kësaj partie. Vetëm krerët më të lartë të PS-së kanë mundur të bëjnë 10 ditë pushime. Kështu, në një interval prej gati një jave dhe përmes një kalendari të përcaktuar paraprakisht nga lidershipi socialist, ligjvënësit e kësaj partie do të jenë të kushtëzuar në pushimet e tyre verore. Aplikimi i kësaj skeme konsiston pikërisht në performancën e kampit opozitar gjatë muajit këtij muaji të nxehtë të verës. Duke dashur që të bëjë një oponencë të fortë ndaj qeverisjes aktuale, kampi rozë ka vendosur që daljet publike nga kjo seli të jenë të përditshme, për më tepër duke trajtuar çështje të ndryshme. Kësisoj, parë në këtë këndvështrim, prezenca e një numri të konsiderueshëm deputetësh në ambientet e Partisë Socialiste në qendër është e domosdoshme. Krahas ndarjeve të grupeve me deputetët që do të ikin dhe të atyre që kthehen nga pushimet e verës, kupola rozë ka përcaktuar dhe çështjet kryesore në të cilat do të jetë e përqendruar oponenca ndaj shumicës në pushtet. Për deputetët e PS-së ky është viti i dytë radhazi që ata janë të kushtëzuar në pushimet e sezonit veror. Kujtojmë këtu se dhe vitin e kaluar lidershipi socialist i detyroi zyrtarët e selisë rozë të shfrytëzojnë vetëm pak ditë pushime. Sipas urdhrit, ata patën rreth 1/3 e pushimeve që ka një nëpunës i administratës shtetërore. Përfaqësuesit e lartë të PS-së patën mundësi të pushojnë vetëm 10 ditë, për t’u kthyer më pas në angazhimet e përditshme të partisë. Ky urdhër u dha për shkak të zhvillimeve brenda kësaj partie; kjo e shkaktuar nga humbja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Demokratët
Edhe deputetët e maxhorancës këtë verë janë me një ngarkesë të plotë pune. Çështja e transparencës dhe përplasja më e fundit me Presidentin e Republikës ka bërë që pushimet e tyre të dalin në plan të dytë. Kryeministri, në mënyrë të prerë u ka kërkuar deputetëve të tij që të jenë në Tiranë në mënyrë të alternuar për të vijuar debatet e nisura, sidomos atë që ka të bëjë me presidentin Topi. Edhe pse Parlamenti ka marrë pushimin e zakonshëm të verës, Kryesia e Kuvendit çdo ditë është e frekuentuar nga deputetët e dy kampeve, ku më shumë bien në sy demokratët. Vitin e shkuar kryeministri Berisha i kaloi pushimet e shkurtra në Dhërmi, ku përveç inaugurimeve, si aktivitet kryesor çlodhës pati notin. Në ujërat e gjirit të Dhërmiut, kreu i qeverise theu një rekord personal në raport me atë të mëparshmin. Kështu, nga 120 minuta not që kishte bërë dy vite më parë, vitin e shkuar notoi në det për plot 123 minuta. Ndonëse Berisha preferon më shumë t’i shpenzojë ditët e pushimit në zonat malore, vajtjen në Dhërmi për fundjavë gjatë muajit gusht e ka kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm.
Pushimet
Kryetarit të PS-së, Edi Rama, i është dashur të shkojë në SHBA për arsye familjare. Ndërsa kryeministri Sali Berisha ka preferuar t’i kalojë pushimet e tij të shkurtra në Himarë. Numri dy i qeverisë, Ilir Meta, ndodhet në një tur diplomatik në Qipro, por nuk përjashtohet mundësia që Meta edhe të pushojë në këtë vend. Deputetët nga kampi opozitar si Rudina Seseri, ka preferuar t’i kalojë pushimet me familjen e saj në SHBA; Taulant Balla në Vlorë; Farmir Toçi në Vlorë; Arben Malaj në Vlorë; Erion Veliaj në Orikum; Damian Gjiknuri
në Himarë; Eglantina Gjermeni në Turqi.
Pushimet
Edi Rama – SHBA
Sali Berisha - Himarë
Rudina Seseri – SHBA
Taulant Balla – Vlorë
Farmir Toçi – Vlorë
Arben Malaj – Vlorë
Erion Veliaj – Orikum
Damian Gjiknuri – Himarë
Eglantina Gjermeni - Turqi
Socialistët
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, u ka lejuar vetëm pesë ditë pushime deputetëve të PS-së, dhe kjo është organizuar në formë rrotacioni që selia e PS-së mos të mbetet bosh. Vetëm krerët më të lartë të PS-së kanë mundur të bëjnë 10 ditë pushime. Kreut Rama i është dashur të shkojë në SHBA për arsye familjare. Krahas ndarjeve të grupeve me deputetët që do të ikin dhe të atyre që kthehen nga pushimet e verës, kupola rozë ka përcaktuar dhe çështjet kryesore në të cilat do të jetë e përqendruar oponenca ndaj shumicës në pushtet. Duke iu referuar viteve të mëparshëm, dihet se Rama parapëlqen një tur të shkurtër në vende europiane, ku Parisi mbetet i preferuari i tij, por nuk përjashtohet asnjë vizitë pak ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të takuar familjarët e tij.
Demokratët
Kryeministri Sali Berisha, në mënyrë të prerë u ka kërkuar deputetëve të tij që të jenë në Tiranë në mënyrë të alternuar, për të vijuar debatet e nisura, sidomos atë që ka të bëjë me Presidentin Topi. Vetë kryeministri Sali Berisha ka preferuar t’i kalojë pushimet e tij të shkurtra në Himarë. Vitin e shkuar kryeministri Berisha i kaloi pushimet e shkurtra në Dhërmi, ku përveç inaugurimeve, si aktivitet kryesor çlodhës pati notin. Në ujërat e gjirit të Dhërmiut kreu i qeverisë theu një rekord personal, në raport me atë të mëparshmin. Kështu, nga 120 minuta not që kishte bërë dy vite më parë, vitin e shkuar notoi në det për plot 123 minuta. Ndonëse Berisha preferon më shumë t‘i shpenzojë ditët e pushimit në zonat malore, vajtja në Dhërmi për fundjavë gjatë muajit gusht e ka kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm.
9 Gusht 2010