E Shtunë, 31 Tetor 2026

143 vendet bosh në institucionet e larta shtetërore



Eljona Ballhysa
Janë gjithsej 143 vende bosh në administratën e lartë shtetërore. Kryeministria dhe ministri të ndryshme kanë publikuar listën me pozicionet bosh për të cilat janë hapur procedurat e aplikimit dhe të konkurrimit. Gazeta po publikon të plotë listën e Kryeministrisë dhe të ministrive me të gjitha postet bosh. Kryesisht institucionet e larta kërkojnë përgjegjës për sektorë të ndryshëm, drejtorë drejtorish, sekretarë të Përgjithshëm dhe specialistë të fushave të ndryshme. Për më tepër informacion të interesuarit mund të drejtohen pranë zyrave të Departamentit të Administratës Publike. Vetëm një vit më parë, Këshilli i Ministrave miratoi strategjinë ndërsektoriale të reformës në administratën publike, e cila parashikon një mënyrë të re të rekrutimit të nëpunësve. Dokumenti prek të gjitha lëvizjet në administratë, nga pranimi i zyrtarëve të rinj, lëvizja paralele dhe penalizimet. Strategjia propozon një mënyrë të re konkurrimi, ndërsa nuk parashikohet ndryshim në sistemin e pagave.
Strategjia
Deri tani për një vend të lirë zhvillohej një konkurs ku duhet të merrnin pjesë të paktën katër kandidatë. Në bazë të strategjisë së re, testimi kryhet nga një komision “ad hoc” dhe eprori i drejtpërdrejtë përzgjedh si fitues një nga tre kandidatët e seleksionuar nga komisioni. Me miratimin e strategjisë do të përdoret rekrutimi në grup për pozicione të ngjashme, çka do të thotë që për postet që kanë të njëjtën natyrë pune në institucione të ndryshme do të zhvillohet vetëm një konkurs. Pra konkurrenti që del i pari zë vend në postin e mbetur bosh. Nëse pas një periudhe kohe në një institucion tjetër do të ketë një post bosh të ngjashëm me të, nuk do të zhvillohet konkurs tjetër, por do të pranohet konkurrenti i dytë. “Në nivelin e specialistit, rekrutimi në grup bëhet bazuar në nevojat e pritshme dhe kandidatët e suksesshëm përbëjnë një listë nga ku mund të zgjidhen për t’u emëruar në institucione të ndryshme në momentin e krijimit të një vendi të lirë. Rekrutimi, rast për rast, për specialistët, mund të përdoret për pozicione që kërkojnë specialitete të veçanta”, - parashikohet në strategji. Në strategji preket edhe metoda e testimit të kandidatëve, ku do t’u jepet më shumë peshë formimit, personalitetit dhe aftësive krijuese. Nga pranimi në administratë do të hiqet ajo përmes kontratave paraprake, ndërkohë që eksperienca në punë do të ketë një peshë më të madhe në vlerësimin e kandidatëve. “Intervista nga eprori duhet të dokumentohet, regjistrimi apo dokumentet të ruhen”, - theksohet në strategji. Në strategji parashikohet se nëpunësit e shërbimeve publike si Arsimi, Shëndetësia, Tatimet, Dogana, Rendi Publik, Mbrojtja, Diplomacia etj., duhet të kenë status të veçantë për shkak të veçantisë së tyre, por gjithsesi, duke përmirësuar elementet bazë të konkurrueshmërisë, karrierës dhe vlerësimit të performancës në lidhje me grupe të tilla të nëpunësve civilë.

Strategjia
Qeveria kritikon mënyrën e ngritjes në detyrë në administratë

Në këtë strategji, vetë qeveria ka vërejtur një sërë problemesh që shfaq administrata aktuale shtetërore. “Përgjithësisht vërehet delegim i kufizuar i vendimmarrjes brenda institucioneve. Komunikimi ndërmjet njësive brenda një ministrie rezulton relativisht i vështirë duke penguar shpesh proceset e konsultimit dhe vështirësuar koordinimin e veprimeve”, - shkruhet në strategjinë e qeverisë. Më tej në këtë strategji konstatohet se “në sistemin e rishikimit administrativ vërehen mangësi lidhur me procesin e ankimimit, pasi pothuajse të gjitha aktet nxirren nga titullari”. Problematikë është cilësuar edhe procedura e ngritjes në detyrë, pasi vlerësohet si një procedurë tërësisht subjektive. Po kështu, në strategji bëhen kritika edhe për mënyrën e vlerësimit të vartëse, duke vënë theksin në mungesën e zbatimit të kritereve ligjore. “Mundësia për ngritje në detyrë krijohet në rastet kur paraqiten katër konkurrues të brendshëm, d.m.th., nëpunës aktualë për një pozicion. Nëse ky kusht nuk plotësohet, konkurrimi për atë pozicion hapet për kandidatët e jashtëm. Në praktikë ngritja në detyrë ka ndodhur në përqindje mjaft të vogël rastesh. Sistemi aktual lidhur me këtë aspekt konsiderohet të jetë subjektiv. Vendimi i eprorit mbi lëvizjet nuk mbështetet në kriteret ligjore objektive”, - bëhet e ditur në këtë strategji. “Vlerësimi i nëpunësve nga eprorët është i cekët dhe kjo vjen për shkak të konformizmit në vlerësim, familjaritetit të nëpunësve, si dhe mungesës së aftësive për të vlerësuar. Ecuria e procesit të vlerësimit të rezultateve vjetore vazhdon të mbetet problematike. Numri i nëpunësve që përfshihen si vlerësues të vartësve të tyre është i madh dhe kjo rrit mundësinë e inkoherencës në vlerësim. Në këtë drejtim ndikojnë dhe ndryshimet e shpeshta të stafeve”, - shkruhet në strategjinë e qeverisë.

BOX

Kryeministria

1-Koordinator në zyrën e komunikimit dhe informimit
2-Specialist - redaktor në Drejtorinë e Dokumentacionit
3-Specialist në njësinë e teknologjisë së informacionit dhe e-government
4-Specialist në zyrën e informimit dhe komunikimit
5-Koordinator për strategjinë në njësinë e bashkërendimit të strategjive në departamentin e bashkërendimit të strategjive dhe koordinimit të ndihmës së huaj
6-Koordinator për ndihmën e huaj në departamentin e bashkërendimit të strategjive dhe koordinimit të ndihmës së huaj

Ministria e Financave

1-Specialist në sekretariatin e nao-s
2-Drejtor i përgjithshëm i drejtorisë së përgjithshme të auditit të brendshëm
3-Specialist në sektorin e shpenzimeve, të ardhurave dhe raportimit fiskal në drejtorinë operacionale
4-Përgjegjës në sektorin e shpenzimeve, të ardhurave dhe raportimit fiskal në drejtorinë operacionale
5-Përgjegjës në sektorin e analizave dhe hartimit të politikave në drejtorinë e politikave fiskale
6-Specialist në drejtorinë e administrimit të sistemit të thesarit
7-Përgjegjës në sektorin e menaxhimit tsa-llogarive speciale të financimeve të huaja në drejtorinë operacionale
8-Specialist në sektorin e menaxhimit tsa-llogarive speciale të financimeve të huaja në drejtorinë operacionale
9-Përgjegjës në sektorin e të ardhurave nga përdorimi i pronës publike në drejtorinë e administrimit dhe shitjes së pronave publike
10-Drejtor në drejtorinë e menaxhimit të investimeve publike
11-Specialist në sektorin e pagesave elektronike në drejtorinë operacionale
12-Përgjegjës në sektorin e pagesave elektronike në drejtorinë operacionale
13-Përgjegjës në sektorin e menaxhimit të likuiditeteve të parashikimeve financiare në drejtorine operacionale
14-Drejtor në drejtorinë operacionale
15-Drejtor në drejtorinë e administrimit të thesarit
16-Specialist në drejtorinë e fondit kombëtar për menaxhimin e IPA-s
17-Drejtor i përgjithshëm në drejtorinë e përgjithshme të thesarit
18-Drejtor në drejtorinë e analizave, politikave dhe programimit buxhetor
19-Specialist në drejtorinë e harmonizimit dhe menaxhimit financiar
20-Specialist në drejtorinë e legjislacionit
21-Specialist në sektorin e shpenzimeve, të ardhurave dhe raportimit fiskal në drejtorinë operacionale
22-Përgjegjës në sektorin e shpenzimeve, të ardhurave dhe raportimit fiskal në drejtorinë operacionale
23-Përgjegjës në sektorin e analizave dhe hartimit të politikave në drejtorinë e politikave fiskale
24-Specialist në drejtorinë e administrimit të sistemit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

1-Specialist në sektorin e njohjes së diplomave në drejtorinë e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor
2-Drejtor në drejtorinë e programeve të zhvillimit
3-Specialist i burimeve njerëzore në drejtorinë e programeve të zhvillimit
4-Specialist në sektorin e planifikimit dhe monitorimit të investimeve në drejtorinë e programeve të zhvillimit
5-Përgjegjës në sektorin e politikave dhe legjislacionit në drejtorinë e edukimit parauniversitar
6-Përgjegjës në sektorin e zhvillimit të arsimit profesional në drejtorinë e edukimit parauniversitar
7-Specialist i sektorit të zhvillimit të arsimit profesional në drejtorinë e edukimit parauniversitar
8-Përgjegjës në sektorin e politikave dhe legjislacionit në drejtorinë e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor
9-Specialist në sektorin e politikave dhe legjislacionit në drejtorinë e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor
10-Specialist në sektorin e kërkimit shkencor në drejtorinë e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor
11-Specialist në sektorin e planifikimit strategjik në drejtorinë e analizës statistikave dhe planifikimit strategjik
12-Specialist në sektorin juridik në drejtorinë e shërbimeve të përgjithshme
13-Specialist në drejtorinë e koordinimit rajonal dhe decentralizimit
14-Specialist në sektorin e politikave dhe legjislacionit në drejtorinë e zhvillimit të arsimit privat
15-Specialist në sektorin e mbikëqyrjes së cilësisë dhe standardeve në drejtorinë e zhvillimit të arsimit privat
16-Specialist në sektorin e publikimeve dhe marketingut në drejtorinë e marrëdhënieve me publikun

Ministria e Punëve të Jashtme

1-Specialist në sektorin e KE-së dhe OSBE-së në drejtorinë e organizatave ndërkombëtare

Ministria e Integrimit

1-Specialist në sektorin e çështjeve ekonomike, financiare dhe doganave dhe tregjeve në drejtorinë e tregut të brendshëm
2-Përgjegjës në sektorin e metodologjisë së raportimit dhe përkthimit në drejtorinë e përkthimit të acquis communautaire
3-Përgjegjës në sektorin të instrumenteve të parazgjerimit ipa në drejtorinë e mbështetjes institucionale dhe procesit të integrimit

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit

1-Drejtor i përgjithshëm i politikave për ujësjellës kanalizimet dhe mbetjet e ngurta
2-Drejtor i integrimit dhe koordinimit të projekteve IPA
3-Përgjegjës në sektorin e prokurimeve në drejtorinë e shërbimeve juridike
4-Specialist në sektorin e rajonalizimit në drejtorinë e politikave të rajonalizimit dhe ujësjelles kanalizimeve në drejtorinë e përgjithshme të politikave për ujësjellës kanalizimet dhe mbetjet e ngurta
5-specialist në sektorin juridik në drejtorinë e shërbimeve juridike
6-Specialist në drejtorinë e teknologjisë së informacionit
7-Specialist në sektorin e arkiv dokumentacionit në drejtorinë e shërbimeve të brendshme
8-Specialist në sektorin e koordinimit të projekteve ipa në drejtorinë e integrimit dhe koordinimit të projekteve ipa
9-Specialist në zyrën e informimit të publikut
10-Drejtor i politikave të ndërtimit
11-Drejtor i drejtorisë së sekretariatit kombëtar të digave të mëdha

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave

1-Sekretar i përgjithshëm
2-Drejtor i përgjithshëm i shërbimeve mbështetëse

Ministria e Mbrojtjes

1-Drejtor në drejtorinë e informatizimit dhe teknologjisë në drejtorinë e përgjithshme të burimeve të modernizimit
2-Specialist në drejtorinë e informatizimit dhe teknologjisë në drejtorinë e përgjithshme të burimeve të modernizimit

Ministria e Brendshme

1-Specialist në sektorin e mbështetjes operacionale në drejtorinë e regjistrit kombëtar të gjendjes civile
2-Specialist në sektorin e trajnimeve dhe helpdeskut në drejtorinë e dokumenteve të identitetit dhe trajnimeve në drejtorinë e përgjithshme të gjendjes civile
3-Drejtor në drejtorinë teknike në drejtorinë e përgjithshme të prokurimeve të përqendruara
4-Koordinator në drejtorinë e teknike në drejtorinë e përgjithshme të prokurimeve të përqendruara
5-Inspektor i përgjithshëm në drejtorinë e përgjithshme të inspektimit

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

1-Drejtor i drejtorisë së politikave të punësimit
2-Specialist në sektorin për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve në drejtorinë e politikave të shanseve të barabarta dhe familjes
3-Specialist në sektorin e politikave të inspektimit në punë në drejtorinë e politikave të inspektimit në punë
4-Përgjegjës në sektorin e integrimit europian në drejtorinë e integrimit europian
5-Specialist në sektorin e integrimit europian në drejtorinë e integrimit europian
6-Drejtor në drejtorinë e planifikimit të buxhetit, analizës dhe statistikës
7-Përgjegjës në sektorin e IT-së
8-Specialist në sektorin e projekteve dhe marrëdhënieve me jashtë në drejtorinë e integrimit europian
9-Specialist në sektorin e IT-së

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

1-Përgjegjës në sektorin e diasporës dhe minoriteteve ne drejtorinë e librit dhe bibliotekave
2-Përgjegjës në sektorin e promovimit të artit në drejtorinë e artit
3-Përgjegjës në sektorin e diversitetit fetar në drejtorinë e artit
4-Përgjegjës në sektorin e sportit për të gjithë, në drejtorinë e sportit
5-Përgjegjës në sektorin e zhvillimit dhe koordinimit të politikave në turizëm, në drejtorinë e turizmit
6-Përgjegjës në sektorin e integrimit në drejtorinë e integrimit në be dhe integrimit të ndihmës së huaj
7-Përgjegjës në sektorin e marrëdhënieve me publikun, në drejtorinë e marrëdhënieve me jashtë dhe publikun
8-Përgjegjës në sektorin e hartimit dhe ndjekjes së buxhetit, në drejtorinë e menaxhimit të buxhetit dhe investimeve
9-Përgjegjës në sektorin e hartimit dhe ndjekjes së investimeve, në drejtorinë e menaxhimit të buxhetit dhe investimeve
10-Përgjegjës në sektorin e teknologjisë së informacionit, në drejtorinë e shërbimeve të brendshme
11-Drejtor në drejtorinë e juridike në drejtorinë e përgjithshme të shërbimeve mbështetëse
12-Drejtor në drejtorinë e trashëgimisë kulturore, në drejtorinë e përgjithshme të turizmit dhe trashëgimisë kulturore
13-Drejtor në drejtorinë e marrëdhënieve me jashtë dhe publikun
14-Specialist në sektorin e diasporës dhe minoriteteve ne drejtorinë e librit dhe bibliotekave
15-Specialist në sektorin e promovimit të artit në drejtorinë e artit
16-Specialist në sektorin e diversitetit fetar në drejtorinë e artit
17-Specialist në drejtorinë e studimit të tregut dhe statistikave turistike
18-Specialist në drejtorinë e studimit të tregut dhe statistikave turistike
19-Specialist në drejtorinë e politikave rinore
20-Specialist në sektorin e sportit për të gjithë në drejtorinë e sportit
21-2-Specialistë në sektorin e sportit cilësor në drejtorinë e sportit
22-Specialist në sektorin e koordinimit të ndihmës së huaj në drejtorinë e integrimit në BE dhe koordinimit të ndihmës së huaj
23-Specialist në sektorin e integrimit në drejtorinë e integrimit në BE dhe integrimit të ndihmës së huaj
24-Specialist në sektorin e hartimit, përafrimit të legjislacionit në drejtorinë juridike

Ministria e Shëndetësisë

1-Drejtor i përgjithshëm i shërbimeve mbështetëse
2-Drejtor i menaxhimit të burimeve njerëzore dhe edukimit në vazhdim
3-Drejtor i integrimit, marrëdhënieve me jashtë dhe publikun

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

1-Përgjegjës në sektorin e statistikës në drejtorinë e përgjithshme të politikave bujqësore
2-Përgjegjës në sektorin e këshillimit dhe kooperimit bujqësor në drejtorinë e këshillimit dhe informacionit bujqësor
3-Përgjegjës në sektorin e arkiv-protokollit në drejtorinë e shërbimeve të brendshme
4-Specialist në sektorin e cilësisë, sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit në drejtorinë sigurisë ushqimore

Ministria e Drejtësisë

1-Drejtor në drejtorinë e hartimit dhe përafrimit të legjislacionit në drejtorinë e përgjithshme të kodifikimit
2-Përgjegjës në sektorin e drejtësisë për të mitur dhe të drejtës familjare në drejtorinë e hartimit dhe përafrimit të legjislacionit në drejtorinë e përgjithshme të kodifikimit
3-Përgjegjës në sektorin e mendimit juridik në drejtorinë e hartimit dhe përafrimit të legjislacionit në drejtorinë e përgjithshme të kodifikimit
4-Përgjegjës në sektorin e bashkëpunimit ndërgjyqësor në drejtorinë e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë në drejtorinë e përgjithshme të çështjeve të drejtësisë
5-Drejtor në drejtorinë e inspektimit për prokurorinë pranë drejtorisë së përgjithshme të çështjeve të drejtësisë
6-Përgjegjës në sektorin e inspektimit të çështjeve të pronësisë në drejtorinë e përgjithshme të çështjeve të drejtësisë
7-Inspektor në sektorin e inspektimit të çështjeve të pronësisë në drejtorinë e përgjithshme të çështjeve të drejtësisë
8-Përgjegjës në sektorin e inspektimit për zbatimin e drejtësisë në drejtorinë e përgjithshme të çështjeve të drejtësisë
9-Përgjegjës në sektorin e organizimit dhe trajnimit të gjyqësorit në drejtorinë e përgjithshme të çështjeve të drejtësisë
10-Drejtor i përgjithshëm në drejtorinë e përgjithshme të shërbimeve mbështetëse dhe integrimit
11-Përgjegjës në sektorin e informatizimit të të dhënave në drejtorinë e teknologjisë së informacionit
12-Drejtor në drejtorinë e teknologjisë së informacionit
13-Drejtor në drejtorinë e planifikimit dhe zhvillimit në drejtorinë e përgjithshme të shërbimeve mbështetëse dhe integrimit

9 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›