Pushohet nga puna për një porno
Një agjente e policisë hungareze ka përfunduar në telashe, pasi u kap duke xhiruar një film pornografik.
Livia Kovacs, 36 vjeçe, nga Budapesti, vendosi të interpretojë në një film “Hard Seks” për të fituar disa para më shumë, se sa merrte nga puna si oficere policie. Por njëri prej kolegeve të saj e pa rastësisht filmin dhe e denoncoi tek shefat. Këta të fundit vendosën menjëherë ta pushtojnë nga puna. Ajo çka inatosi edhe më shumë shefat e saj, ishte fakti se në film Livia interpretonte pikërisht një police seksi dhe kishte përdorur uniformën e saj të punës. Në motivimin e pushimit nga puna, drejtuesit e policisë shprehen “për njollosje dhe ofendim të uniformës së policisë”. Në filmin porno, në fakt Livia interpretonte në rolin e një agjenteje policie sado-mazokiste, e cila përdor uniformën, prangat dhe shkopin e gomës për të vënë poshtë burra e gra. “Nuk prisja që të më pushonin”, - ka thënë agjentja e bukur, megjithëse pas lekëve që ka marrë, natyrisht që nuk shqetësohet edhe aq shumë që humbi punën. Veçanërisht pasi ka nisur të marrë një sërë propozimesh për të marrë pjesë në filma të tjerë pornografikë.