Tifozët e Çelsit
Tifozët e Çelsit tashmë duket se nuk kanë asnjë dëshirë që Granti të jetë trajner i skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.
Abramoviç: Dua Championsin, pastaj Kakanë Sokol XhihaniPasi deklaroi pak ditë më parë se, duke filluar që nga ky sezon, shpenzimet e Çelsit të Londrës do të reduktohen, bosi rus i bluve, Roman Abramoviç, i ka bërë një vizitë skuadrës së tij, duke i shprehur besimin e tij të plotë trajnerit Grant dhe i ka premtuar atij se në merkaton e kësaj vere do të shpenzojë 100 milionë sterlina (pak më shumë se 130 milionë euro). Por sipas asaj që shkruan e përditshmja “Daily Express”, Roman mësohet t’i ketë kërkuar patjetër një trofe (më shumë preferon Ligën e Kampionëve) trajnerit izraelit në këtë sezon, ose më e pakta, që skuadra të luajë sërish edhe sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.Dy emrat e parë në listën e shpenzimeve të Grantit janë braziliani Kaka, për të cilin blutë e Londrës janë gati të shpenzojnë 25 milionë sterlina (33 milionë euro), dhe sulmuesi i Valencias David Vija (i vlerësuar 15 milionë sterlina, diçka më pak se 20 milionë euro. Për sa u përket shitjeve, tashmë duket se janë të qarta largimet e Frenk Lampard dhe Didie Drogba, të cilët më shumë se njëherë kanë shprehur dëshirën për të ndryshuar skuadër. Por në rast se skuadra nga “Stamford Bridge” nuk do të arrijë të fitojë ndonjë trofe, atëherë Abramoviçi mund ta kthejë Grantin në rolin që ka pasur më parë (atë të drejtorit teknik), dhe t’ia besonte stolin një trajneri me emër, si Frenk Rajkard. Trajneri izraelit duke parë klimën jo të mirë në skuadër pas humbjes në finalen e Kupës së Ligës kundër Totenhemit, ka preferuar ta shtyjë udhëtimin e tij për në Tel Aviv, ku do të merrte pjesë në leksionin 90-minutësh për të marrë licencën e UEFA-s (për momentin e drejton Çelsin, falë një lejeje që i është dhënë deri në fund të sezonit). “Ka pasur arsyet e tij që nuk ka ardhur, - tha shefi i Federatës Izraelite të Futbollit, - por nëse nuk do të marrë pjesë në 70 për qind të leksioneve, nuk do ta marrë patentën”. Me pak fjalë, nëse Granti nuk do ta marrë atë “copë letër” deri në fund të sezonit, do ta humbasë bankinën e bluve, pavarësisht rezultateve që do të marrë.Tifozët e Çelsit “qajnë” Murinjon Tifozët e Çelsit tashmë duket se nuk kanë asnjë dëshirë që Granti të jetë trajner i skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm. Në faqen zyrtare të skuadrës angleze në internet, shumica e tifozëve kanë çuar mesazhe, në të cilat urojnë që nga dita në ditë izraeliti të largohet nga stoli i Çelsit. Gjithashtu, shumica e tyre kujtojnë me shumë përzemërsi trajnerin portugez Zhose Murinjo, (në tre vjet i dha skuadrës dy tituj kampionë në Angli) dhe janë shprehur se janë gati ta presin sërish krahëhapur nëse do të vendosë të rikthehet në Londër. Valencia në kaos, Soler kërkon ta shesëSi të mos mjaftonte momenti i vështirë që ka pushtuar Valencian që në fillimin të këtij sezoni, presidenti i skuadrës, Huan Soler, duket se ka vendosur ta shesë klubin e tij. Vetëm dje, presidenti valencian është takuar në një mbledhje me Juan Soriano dhe Juan Villalonga (ish-president i kompanisë telefonike “Telefonica”), për të diskutuar shitjen e plotë të paketës aksionare. Juan Soriano e Juan Villalonga do të jenë edhe padronët e ardhshëm të skuadrës së Valencias, të cilët duhet të përballen edhe me situatën problematike në klub. Portieri Kanjizares mund të ndjekë gjurmët e mesfushorit Albelda, i cili tashmë e ka hedhur në gjyq klubin e tij pas përjashtimit. Ish-portieri i kombëtares spanjolle do të kërkojë prishjen e kontratës me klubin dhe nëse kjo gjë nuk do t’i lejohet, atëherë ai do të zgjedhë rrugën e drejtësisë.S.Xhihani Kampionatet në Evropë ITALI-Seria ATë MartënJuventus-Torino 0-0DJEAtalanta-Sampdoria 20.30 Catania-Milan 20.30 Fiorentina-Livorno 20.30Genoa-Napoli 20.30Inter-Roma 20.30Lazio-Reggina 20.30Palermo-Empoli 20.30Parma-Udinese 20.30Siena-Cagliari 20.30 SPANJË-KupëGetafe-Santander 21.00 Liga e Kampionëve Fillojnë shitjet biletave për finalen e Moskës Do të fillojë që nga dita e sotme shitja e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve 2008, që do të luhet në Moskë. Finalja e kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube do të luhet në stadiumin “Luzhniki” në datën 21 maj, në orën 20.45 (22.45 me orën ruse). Përfundimi i shitjes së biletave do të jetë deri në 19 maj. Kapaciteti i stadiumit “Luzhniki” për finalen e Championsit do të jetë 69.500 vende. 75 për qind e biletave do të shkojnë për dy skuadrat finaliste, ku çdo skuadër do të ketë në dispozicion 21.000 bileta për t’ua shpërndarë tifozëve. Ndërsa 10.500 biletat e tjera do të jenë në shitje përmes faqes së internetit “uefa.com”. Çmimi më i lartë për një biletë do të jetë 200 euro. Bekam jashtë kombëtares edhe ndaj Francës?Ndeshja e 100-të e Dejvid Bekamit me kombëtaren angleze mund të kthehet në një makth të vërtetë. Pas lënies jashtë në ndeshjen ndaj Zvicrës, “Spice Boy” ka frikë se nuk do të grumbullohet edhe në ndeshjen miqësore kundër Francës në 26 mars. “Do të desha shumë të luaja ndeshjen e 100-të me kombëtaren, - u shpreh Bekam, - por për momentin jam vetëm duke u stërvitur dhe nuk e kam akoma ritmin e ndeshjes. Kapelo zgjedh vetëm lojtarët më në formë dhe unë vetëm mund të stërvitem, sepse nuk kam ndeshje për të luajtur. Kapelo është një trajner i madh. Edhe në kohën kur e kisha trajner në Madrid, ai gjithmonë zgjedh lojtarët që janë më në formë”. Real Madrid, Van Nistelroi do të mungojë ndaj RekreativosSulmuesi holandez i Realit të Madridit, Rud Van Nistelroi, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Rekreativos, që skuadra e tij do të zhvillojë të shtunën. Bomberi madrilen do të qëndrojë pushim për shkak të një problemi fizik. Ndërkohë, trajneri Shuster për këtë ndeshje ka rikuperuar mbrojtësin Pepe dhe sulmuesin Robinjo. Ndërsa Kanavaro e Guti janë ende në dyshim. Galiani: Historia “Kaka”, njësoj si e Van BastenitZëvendëspresidenti i Milanit është shprehur shumë i revoltuar ndaj gjyqtarëve të Serisë A, për shkak të faulleve të rëndë që janë bërë ndaj Kakasë. Numri 2 i kuqezinjve tha se historia e Kakasë po sjell në mendjen e historianëve sportivë fatin e dhimbshëm të Marko van Bastenit. Legjenda holandeze e luajti ndeshjen e fundit në nivel të lartë në moshën 28-vjeçare, në nëntor të vitit 1992, për shkak të problemeve me gjurin. “Nuk duhet të ndodhë kështu edhe me Kakanë”, - paralajmëron Galiani.