E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushtetarët tallen me varfërinë e shqiptarëve

AJET DELAJ

Të thuash se shqiptarët janë ndër më të varfrit në Europë ,besoj se ke bërë vetëm një pohim që e dinë të gjithë, ndaj fjala jote nuk ka asnjë fuqi përpara atyre njerëzve e familjarëve të tyre që në varfëri të tejskajshme kanë vendosur t’i japin fund apo i kanë dhënë fund jetës.
Shqiptarët janë në ekstrem varfërie kur dihet se numri i familjeve që e marrin bukën me listë jo vetëm që nuk është zvogëluar, siç është edhe premtuar nga fushata në fushatë elektorale, por fatkeqësisht ka vazhduar të rritet.
Për të analizuar gjendjen e shqiptarëve dje dhe sot duhet të nisemi nga binomi shkak-pasojë pasi varfëria është pasoja. Për mendimin tim, shkaku duhet kërkuar diku tjetër, por gjithsesi përsëri te shqiptarët. E them se edhe shkaku duhet kërkuar përsëri te shqiptarët, pasi shkaqet janë tërësisht objektive, pra tërësisht në dorën e shqiptarëve.
Për mua, problemi madhor e përcaktues i prapambetjes së shqiptarëve ka qenë e mbetet kuraja civile e moskuptimi i forcës së bashkimit që ka vota. Moskuptimi i rëndësisë së madhe që kanë përfaqësuesit e popullit, pra ushtruesit e pushtetit, në përcaktimin e prosperitetit apo regresit të një shoqërie e natyrisht edhe mbi jetën e çdo individi, pjesë përbërëse të shoqërisë shqiptare.
Reagimi qytetar në përcaktimin e fateve të tij, që sot quhet kulturë demokratike, është një proces që duhej të përvetësohej me kohë e që kërkon vazhdimisht zhvillim e perfeksionim, pasi vetë shoqëria ecën përpara drejt progresit.
Kombet e zhvilluara kanë shpikur e perfeksionuar sisteme e rregulla loje që u kanë garantuar shoqërive të tyre begati e prosperitet të qëndrueshëm prej qindra vjetësh. E nëse ne shqiptarwt, që jemi ndër popujt më të vjetër të Europës, nuk arrijmë as të mësojmë e implementojmë ato parime e vlera që i kanë garantuar perëndimit mirëqenie e zhvillim, atëherë ne me të vërtetë nuk meritojmë më shumë.
Kur pamë me sytë tanë mbas vitit 1990 Perëndimin dhe konstatuam se sa mbrapa kishim mbetur, u ndiemë shumë keq. Por edhe më keq po ndihemi tashmë kur konstatojmë se jo vetëm kemi humbur në të shkuarën, por vazhdojmë në të njëjtën rrugë të humbasim përsëri. Kësaj i thonë tw mos keshw shpresë apo tw ta vrasin shpresën. Perëndimi i zhvilluar ka ngritur sistemin demokratik mbështetur mbi liritë e të drejtat themelore të njeriut, por duke dashur garantimin e zhvillimit të sistemit e ka bërë atë jetëgjatë e funksional duke aplikuar binomin forcë dhe balancë, qw në shqip do të thotë qeverisje dhe kontroll apo siç jemi mësuar ta dëgjojmë mbas 90-tës qeverisje demokratike, që në thelb do të thotë qeverisje legjitime. Asnjë lloj strategjie, plani, demagogjie mbështetur nga nisma të “kafshatës” e të tjera terma që mund të shpikin mendjet demagoge, nuk mund ta luftojnë e shërojnë plagën e varfërisë. Kjo nuk mund të ndodhë nëse vendi nuk udhëhiqet nga njw qeveri e pushtet legjitim tw dalë nga vota e lirë dhe e ndershme, që ballafaqohet me zgjedhësit me punw e rezultate konkrete e jo me përqindje mashtruese. A ka mw papërgjegjshmëri e tallje me varfërinë e shqiptarwve kur dy zëvendësministra pyetjes se sa vende pune keni hapur gjatë tre vjetëve në shifra konkrete, në një emision televiziv të drejtpërdrejtë, përtypeshin, kapërdiheshin e nuk dinin se çfarë të thoshin. Si mund të tolerohet nga opinioni publik, që vazhdon të sundohet për 18 vjet nga një qeveri që nuk di sa zgjedhës e kanë votuar e sa qytetarë “sundon”?! Çfarë janë ato institute statistikore dhe si punojnë e me paratë e kujt paguhen kur nuk kanë dy elementë kryesorë në duart e tyre, dokumente identifikimi e numrin social, pra sa qytetarë ka Republika e Shqipërisë dhe sa janë të ardhurat e tyre vjetore?
Përse qeveritarët shqiptarë në vite nuk e zënë në gojë numrin social, qw pasqyron ekzakt numrin e shqiptarëve të aftë për punë, sa nga këta punojnë, gjithashtu përcakton fitimin vjetor të individëve e familjeve shqiptare. Mbi bazën e këtyre të dhënave vendosen e vilen taksat dhe përcaktohen plane e strategji që shteti të ndërhyjë me politika mbështetëse në funksion të zhvillimit e mbështetjes së njerëzve në nevojë.
Nuk i dinë qeveritarët shqiptarë këto praktika e përvoja të funksionimit të shtetit modern, që mbështetet mbi të dhëna reale e jo mbi polici partiake, tatimore, taksash, votë, etj.,etj.
A ka gjë më të shëmtuar e tregues mw real se nga kush qeveriset Shqipëria sesa përsëritja e zisë sw bukës e errësirës 1991-2008 apo mw mirw kërcënimi që u bën pushteti qytetarwve shqiptarw me mungesën e bukës e dritës kur dihet se hajduti mw i madh në këta dy sektorë jetikw mbeten po ata, pushtetarët.
Me çfarë paguhen komisionet parlamentare e strukturat e shtetit shqiptar kur diskutojnë reformat zgjedhore dhe nuk dine sa votues kanë?!
Të tëra reformat e nismat janë demagogji e pastër nëse nuk u sigurohet shqiptarëve një dokument identifikimi dinjitoz e i pafalsifikueshëm e një numër social që të pasqyrojë gjendjen ekonomike të secilit individ e familjeje shqiptare. Shqiptarët duhet të kuptojnë se një pushtet si ai në Shqipëri në 65 vitet e fundit jo vetëm nuk është në gjendje ta ndryshojë realitetin shqiptar, por as nuk e ka vullnetin e dëshirën për ta bërë një gjë të tillë. Me këtë duhet të kuptojmë se as varfërinë nuk mund ta luftojë e as nuk ka dëshirë që ta bëjë dhe as integrimin nuk mund ta realizojë pasi varfëria e izolimi kanë qenë mbështetësit kryesorë të sundimit të tyre 65-vjeçar.

11 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›