E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Shëndetësisë: “Qytetarët të mos bllokojnë numrin e Urgjencës”

Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët që të mos bllokojnë numrin e Urgjencës, 127, që është vënë në dispozicion të tyre për emergjencat shëndetësore. “Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që për shkak të rëndësisë që ka urgjenca shëndetësore, të mos bllokojnë linjën dhe thirrjet në numrin 127, pasi probleme të tilla mund të kenë pasoja negative për shëndetin e pacientëve në nevojë emergjente”, - thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë. Për rastet e urgjencave ministria ka vënë numrin e telefonit 127 në ndihmë të qytetarëve dhe garanton se autoambulanca me personelin mjekësor shkon menjëherë në rastet e thirrjes së qytetarëve. Kështu, Ministria ka marr përsipër që të bëjë edhe më tepër publik në media apo ambientet spitalore numrin e telefonit, për t’i vënë në dijeni qytetarët. Sipas Ministrisë, ekipi i mjekëve do të jetë në çdo kohë në shërbim të qytetarëve, për asistencë dhe trajtim kudo që ata banojnë. Numri i urgjencës 127 do të publikohet në vende të dukshme publike dhe në media, për të qenë i njohur nga të gjithë qytetarët.
Njëkohësisht, çdo spital dhe drejtori e shëndetit publik është urdhëruar të publikojë në vende publike numrat e urgjencave të spitaleve rajonale e lokale.

Rreth 50 për qind e pacientëve preken nga infeksionet spitalore

Pacientët që shtrohen në spitale janë më të rrezikuarit nga infeksionet që mund të marrin gjatë qëndrimit në spital. Pacientët mund të marrin infeksione të ndryshme në spital dhe ata rrezikojnë. Kjo pasi, asnjë nga pacientët nuk merr medikamente kundër infeksioneve spitalore. Shkak për këtë janë bërë mjekët që nuk ia përcaktojnë në “dietë” edhe këto medikamente, pasi janë të shtrenjta dhe për më tepër nuk është bërë kulturë dhe është lënë pas dore. Ndërkohë që një pacienti i duhet të qëndrojë 8 deri në 9 ditë më tepër për shkak të marrjes së infeksioneve. Këto rezultate bëhen të ditura nga Qendra Nozokominale, sipas së cilës rreth 60-70 për qind e të shtruarve preken nga infeksionet në spitale. Studimet e kësaj natyre kryhen nga kjo qendër vazhdimisht, por kushtet higjienike-sanitare në spitale janë jashtë standardeve të përcaktuara.

11 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›