Bashkia, përfundon rikonstruksioni i shkollës “Hasan Prishtina”
Shkolla 9-vjeçare “Hasan Prishtina” është rikonstruktuar në mënyrë të plotë. Kështu, kanë përfunduar punimet dhe është bërë shtesë anësore për të shtuar ambientet e shkollës. Këtë shkollë e frekuentojnë rreth 1200 nxënës dhe objekti ekzistues nuk i plotësonte kushtet e domosdoshme për një proces mësimor normal. Përveç normave të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, punimet e kryera kishin për qëllim të sistemonin numrin aktual të nxënësve, duke e kaluar procesin mësimor me një turn. Rikonstruksioni dhe shtesa e një pjese të shkollës ka ulur mbingarkesën në klasa duke sjellë një rritje të cilësisë në shërbimin mësimor-edukativ. Sipërfaqja e truallit të shkollës është 5390 m2, sipërfaqja e ndërtimit ekzistues 1465 m2, ndërsa sipërfaqja e re e ndërtimit 1630 m2. Në përfundimin e punime ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku, Edi Rama, i cili ka përshëndetur hyrjen e nxënësve në ambientet e reja dhe i ka uruar për rezultate të larta në mësime.
11 Mars 2008