Pushteti vendor të përballojë vetëqeverisjen
07/02/2009 Analiza, prefekti Klodian Pajuni paraqet punën e vendorëve gjatë 2008-s
DURRES- Prefekti i Durrësit Klodian Pajuni ka kërkuar nga drejtuesit e komunave e bashkive të marrin përsipër të përballojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga decentralizimi i kompetencave. Pas një analize të imtësishme të punës vjetore të prefekturës si dhe auditit të realizuar në njësitë vendore, Pajuni ka bërë të ditur se Qeveria ka në dorë një paketë tjetër të dytë në kuadër të vijimit të kalimit të shumë kompetencave në dorën e pushtetit lokal. Ajo që Pajuni ka kërkuar me ngulm ka të bëjë me krijimin e administratave efektive, profesioniste dhe të vullnetshme për të ndikuar në mbarëvajtjen e punës dhe bashkëpunimit me qytetarët.
Analiza
Institucioni i prefektit në prefekturën e Durrësit ka bërë dje analizën vjetore të vitit 2008 në të cilën kanë qenë të pranishëm zëvendësministri i Ministrisë së Brendshme Ferdinand Pone. Prefekti ka bërë të ditur se në harkun kohor të një viti janë shqyrtuar 980 praktika të ofruara nga vendimmarrja në komuna e bashki lidhur me investimet, rikonstruksionet, rehabilitimet, përkujdesjen sociale, bursat për nxënës e studentë etj. Pajuni është shprehur se prefektura ka zgjidhur një sërë konfliktesh lidhur me ndërtimet e paligjshme, konkurrencën e pandershme në transportin urban e interurban, ankesa të qytetarëve për kthimin e kompensimet e pronave, ndëshkimin e veprimeve të paligjshme në shtretërit e lumenjve, ruajtjen e rezervateve dhe lagunave, prishjen e kalesave të paligjshme në linjat hekurudhore, ndëshkimin e ndërhyrjeve në rrjetin e ujit të pijshëm etj. “Të gjitha këto nisma, vendime dhe aksione i kemi kryer në sajë të një bashkëpunimi shumë të frytshëm me bashkitë, komunat dhe drejtuesit e institucioneve”,-ka thënë prefekti, i cili ka vlerësuar në nivel të lartë punën e këtyre strukturave. Gjatë analizës është thënë se industria e turizmit në Durrës ka shënuar hapa shumë pozitiv si në drejtim të investimeve nga sektori privat edhe nga rehabilitimi dhe investimi në rrugë, ujë, drita e kanalizime me fonde nga pushteti vendor dhe qeveria. “Në ndryshim nga 3 vjet më parë, zona turistike nuk ka pasur asnjë minutë ndërprerje energjie në sezonin e verës dhe se në asnjë rast nuk ka pasur krizë të furnizimit me ujë të pijshëm pasi shoqëria e ujësjellës-kanalizimeve ka mundur të dërgojë në Plazh dhe në të gjithë bregdetin 3-6 orë ujë në 24 orë”,-u shpreh prefekti. Prefekti Klodian Pajuni ka kërkuar rritjen e përgjegjshmërisë në këtë vit elektoral.
KËRKESA
Pas një analize të imtësishme të punës vjetore të prefekturës si dhe auditit të realizuar në njësitë vendore, Pajuni ka bërë të ditur se Qeveria ka në dorë një paketë tjetër të dytë në kuadër të vijimit të kalimit të shumë kompetencave në dorën e pushtetit lokal. Ajo që kërkohet është krijimi i administratave efektive, profesioniste dhe të vullnetshme për të ndikuar në mbarëvajtjen e punës dhe bashkëpunimit me qytetarët.
NDËRHYRJA
Prefekti Pajuni është shprehur se prefektura ka zgjidhur një sërë konfliktesh lidhur me ndërtimet e paligjshme, konkurrencën e pandershme në transportin urban e interurban, ankesa të qytetarëve për kthimin e kompensimin e pronave, ndëshkimin e veprimeve të paligjshme në shtretërit e lumenjve, ruajtjen e rezervateve dhe lagunave, prishjen e kalesave të paligjshme në linjat hekurudhore, ndëshkimin e ndërhyrjeve në rrjetin e ujit të pijshëm etj.
TURIZMI
Industria e turizmit në Durrës ka shënuar hapa shumë pozitiv si në drejtim të investimeve nga sektori privat edhe nga rehabilitimi dhe investimi në rrugë, ujë, drita e kanalizime me fonde nga pushteti vendor dhe Qeveria. “Në ndryshim nga 3 vjet më parë, zona turistike nuk ka pasur asnjë minutë ndërprerje energjie në sezonin e verës dhe se në asnjë rast nuk ka pasur krizë të furnizimit me ujë të pijshëm.
TË ARDHURAT
Janë kryer 125 kontrolle nga zyra e financës dhe 493 akte të qeverisjes vendore nga ana e sektorit juridik. Në këtë tryezë është thënë se të ardhurat nga qeverisja vendore janë realizuar 106 për qind, ndërkohë që komunat e bashkitë duhet të përgatiten për paketën e decentralizimit të mëtejshëm të kompetencave duke përfshirë regjistrimin e subjekteve private, vjeljen e të ardhurave, investimet me fonde të brendshme etj.