Katër shqiptarë kapen me 3.5 kg kokainë
07/02/2009 Gjatë kontrollit në makinë
ROMA- Karabinierët e Nucleo Radiomobile të Borgo San Lorenzo arrestuan katër të rinj shqiptarë që udhëtonin me 3.5 kg kokainë në Barberino di Mugello në provincën e Firenzes. Të rinjtë u kapën dje pasdite, teksa udhëtonin me një mjet tip BMW të zezë, ku policia kontrolloi mjetin ku udhëtonin tre djemtë dhe një vajzë të moshës 20 vjeç, identiteti i të cilëve nuk publikohet nga mediat italiane, të cilët shfaqën shenja nervozizmi gjatë kontrollit. Karabinierët fillimisht ushtruan kontroll për shpejtësi të lartë dhe kur panë me kujdes poshtë sedilieve gjetën 3.5 kg kokainë dhe i vunë në pranga.