Pushtimi i Shqipërisë nga Italia, trondit “Wall Street”-in
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
C. Norman Stabler, korrespondent i “Uashington Post” Nju-Jork
Nju-Jork, 6 prill 1939 – Shfaqja e flotës detare italiane në bregdetin shqiptar solli kthimin e frikërave të luftës në epiqendrën financiare më të madhe të botës (Manhatan) ditën e sotme, duke ngritur çmimet deri në 4 pikë më shumë e duke e dërguar mesataren e përgjithshme të tregut në një tjetër pikë të ulët vetëm gjatë këtij viti. Madje ajo shkoi dhe nën të ashtuquajturën kriza e Mynihut gjatë shtatorit të shkuar, kur arriti 0.42 pikë. Trendi që vazhdon të shënojë ulje në biznesin vendas është një faktor i rëndësishëm për përcaktimin e çmimeve tani që është dhe frika e luftës. Por kësaj të fundit iu kushtua më shumë vëmendje sot, për shkak të lëvizjes së re të qeverisë italiane. Në mbyllje të bursës me shifrën e mësipërme të mesatares së përgjithshme të tregut, bursa shënoi humbje prej 1.44 pikësh he në asnjë moment gjatë ditës nuk arriti asnjë shifër pozitive për asnjë operator. Ajo arriti shifrën më të ulët që prej 23 qershorit 1938. Në momentin kur bursa u hap, humbjet e gjigandëve arrinin në nga 1 deri në 2 pikë. Më pas kishte një dallgë të dytë shitjesh të mëdha përpara mesditës, e cila ra disi gjatë pasdites. Ndërsa mbyllja shënoi një nga pikat më të ulëta të të gjithë ditës. Në 887 negociata individuale, vetëm 58 arritën të shënonin shifra pozitive në fund. Shifra të ulta të pa arritura më parë u shënuan nga 310 operatorë burse. Mesatarja e binarëve të hekurudhës është vetëm pak më sipër nivelit të krizës së Mynihut. Ndërsa volumi i ditës ishte 1.313.290 aksione.
Karburantet më pak të prekura
Figurën më të mirë të të gjithë grupeve të aksionerëve sot, ose më saktë figurën më pak të keqe e bënë ata të karburanteve. Pozicioni statistikor i kësaj industrie tregoi përmirësim, me rafineritë që e mbajtën prodhimin të ulët dhe aksionet e benzinës shënuan rënie të vogël. Niveli i aksioneve të rafinerive është nën atë të një viti më parë, ndërsa regjistrimi i automobilëve është goxha më i lartë se viti pararendës. Megjithatë, niveli i çmimeve është i pakënaqshëm. Çmimi mesatar i sigurimeve të karburanteve në tavolinën e përpilimit është rreth 1.3 pikë më tepër në krahasim me të njëjtën kohë të një viti më parë. Me përjashtim të binarëve të hekurudhës dhe aparaturave, grupet e tjera të aksionistëve u rritën nga 6 deri në 13 pikë plus, krahasuar me 1938-ën.
Vlerat fundosen me shpejtësi
Veprimi i tregut gjatë këtyre dy javëve të fundit, veçanërisht këto ditët e fundit, ka treguar përsëri trendin e përsëritur të vlerave që fundosen më shpejtë sesa rriten. Askush nuk është detyruar ndonjëherë të blejë aksione, në qoftë se ai është tregtar afatshkurtër (ata që tregtojnë jo më shumë se një herë në vit në tregjet financiare) krahasuar me aksionerët e mëdhenj. Por shpesh ka një përqindje të madhe të atyre që i mbajnë aksionet në limite dhe duhet t i shlyejnë menjëherë. Kjo shitje e nxituar përshpejton rënien.
Llogaritë e kufizuara
Praktika e vendosjes së llogarive në një klasifikim të kufizuar, në të cilin ato nuk mund të ngrenë debitin e kompanisë së tyre, por që nuk janë të detyruara ta shlyejnë atë menjëherë, ka ndihmuar pagesën e detyruar të kompensimit. Megjithatë, sigurisht të tëilla llogari janë ngrirë dhe nuk mund të përdoren për të blerë sigurime. Për më tepër, zotëruesi i një llogarie të kufizuar dëshiron që ta shkrijë atë sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe ka të ngjarë që t u bashkohet shitësve përpara se ai ta bëjë me blerësit. Raporti i fundit për llogaritë e kufizuara tregon se si në 20 Mars afërsisht 15 % e llogarive marxhinale ishin në klasifikim dhe tregu është në mënyrë të konsiderueshme më ulët tani, sesa në 20 mars. Gruri shënoi një mesatare disi më të lartë. Tregu për këtë “armë” të rëndësishme lufte nuk ka dhënë shenja kohët e fundit se tregtarët parashikojnë luftë. Mbyllja e bursës për këtë artikull ishte një cent për shinik më e lartë. Ndërsa pambuku ra 2 deri në 6 pikë.
Bie shitja e obligacioneve
Obligacionet ranë ndjeshëm sot, ndërsa siguracionet e Thesarit të Shteteve të Bashkuara zbritën disi për shkak të frikës së një lufte të mundshme Evropiane dhe pasojave të saj. Obligacionet e rrezikshme të hekurudhës u goditën rëndë nga një dallgë shitjeje që e çoi vlerën e tyre në 2 deri në 5 pikë më të ulët. Sektori i huaj mbeti i dobët, por nuk kishte tendencë të shiste obligacione në një treg të dobët në shifra të larta. Tregtia arriti në total në 7.280.000 $, duke treguar se mungesa e interesit të blerësit kishte shumë të bënte me nivelin e rënies.
Bien numrat e Thesarit
Obligacionet afatgjate të Thesarit të Shteteve të Bashkuara ranë nga 1-32 deri në 14-32 pikë në një treg tashmë të shkatërruar, me marrëveshje tregtare zyrtare modeste dhe shkëmbimet mall me mall ishin relativisht në shkallë të vogël.
Bien dhe obligacionet e hukurudhës
Çmimet mesatare të garancive të hekurudhës ranë në mënyrë drastike, pasi blerësit nguronin. Numrat e “New-York Central” dhe “Southern Pacific” shënuam rënie të dukshme. Një rënie e tillë kushtëzoi dhe uljen e obligacioneve të komunikimit dhe shumë operatorëve nga fusha të ndryshme. Në seksionin e dollarit të huaj zymëtësia që rrethon skenën evropiane u reflektua në rëniet e ndjeshme të obligacioneve gjermane, italiane, skandinave dhe shumë vendeve të tjera evropiane. Shitja bazohej në krizën e luftës. Dhe obligacionet australiane dhe kanadeze ranë me të tjerat. Ato japoneze humbën terren gjithashtu. Ndërsa shifrat e mospagesës në kohë të Amerikës Latine, treguan rënie të vogla.
Pse ma çmendën mikun tim agjent të shërbimit të brendshëm anglez
Media britanike i ka bërë jehonë ngjarjes se si një nga ish-spiunët më të përgatitur të shërbimit të brendshëm “MI5” të “katandiset” në një gjendje të tillë.
Pak më shumë se dhjetë vjet më parë, Dejvid Shejlër ishte një agjent i shërbimit të brendshëm inteligjent britanik “MI5”. Sot ai është 43 vjeç dhe nuk ka asgjë të ngjashme me Dejvidin e 10 vjetëve më parë. Tani ai vishet si tranvestit, mban emrin Dolores Kein dhe mendon se është vetë Mesia. Media britanike i ka bërë jehonë ngjarjes se si një nga ish-spiunët më të përgatitur të shërbimit të brendshëm të “katandiset” në një gjendje të tillë. Madje ata shkojnë më tej duke ngritur dyshime mbi “MI5”-ën si shkaktare të gjendjes së tij psiko-fizike. I veshur krejtësisht si një tranvestit, me gjoks fals, minifund dhe një paruke të kuqërreme, familjarët thonë se ai ka kaluar diçka shumë të keqe. Ai qëndron tërë ditën në shtëpinë e tij dhe nuk sheh asgjë të keqe kur vishet si gruaja të cilën ai e quan Dolores Kein. Dejvidi thotë gjithashtu se bota do të përmbyset në vitin 2012. Natën e shkuar, ish-partnerja e dhe mikesha e tij Ani Makon, e cila tani jeton në Dyseldorf të Gjermanisë, fajësoi qeverinë dhe shërbimet inteligjente si shkaktare për gjendjen e ish-agjentit të tyre. “Unë besoj se Dejvidi është një burrë i mirë dhe i respektuar që ka kaluar një eksperiencë të rëndë”, - tha 40-vjeçarja. “Ai ishte një folës shumë i mirë dhe tani shikojeni sesi është katandisur. Unë fajësoj qeverinë dhe agjencitë e inteligjencës për atë çka ai është sot. Dua të them se i kanë shkatërruar jetën. Shejlër thotë se misioni i tij është të shpëtojë botën dhe kjo do të ndodhë nga bima e kërpit që ai do të rrisë. “Ne kemi një plan për të shpëtuar botën brenda 4 muajve, duke rritur kërpin. Nëse të gjithë do të rrisnim këtë bimë, do të mund të ishim përfundimisht të lirë”, - tha Dejvidi. “Për këtë arsye shteti e ka nxjerrë të jashtligjshme rritjen e kësaj bime, sepse nuk duan që njerëzit të fitojnë lirinë”. Në vitet e shkuara zoti Shejler kishte konstatuar se sulmet terrosriste të 11 shtatorit ishin kryer nga vetë qeveria amerikane. Kjo përputhet dhe me teorinë e ish-komentatorit sportiv, Dejvid Ike, i cili pretendonte se sulmet terroriste ndaj dy kullave binjake ishin organizuar nga “Elita Botërore” dhe se Xhorxh Bush, Mbretëresha britanike dhe këngëtarët Kris Kristoferson dhe Bokskar Uilli ishin “figura zvarranikësh”. Shejlëri foli me hidhërim për fundin e marrëdhënies së tij me kolegen agjente, Ani Makon, kur tha: “Një nga gjërat më të vështira që kam lënë në jetën e mëparshme ishte dashuria e jetës sime, Ani. Edhe ajo kishte të njëjtat ndjenja, derisa unë kuptova se shpirti i ishte përkushtuar zotit dhe vetëm atij. Ishte një nga gjërat më të vështira prej së cilave duhet të hiqja dorë... por unë jam Jezu Krishti dhe tani drejtoj gjithçka. Jeta ime është shumë herë më e mirë tani. Natën e shkuar zonjusha Makon, e cila u nda nga zoti Shejlër në dhjetor të 2006-ës, fajësoi të tjerët për gjendjen e vështirë në të ciliën Dejvid ndodhet, duke thënë: “Ai është burgosur dy herë, në Francë dhe në vendin e tij. Kjo që ka ndodhur tani, është vetëm për faj të punës së tij si agjent”.
Prej 30 vitesh
Inxhinjeri i “Boeing”-ut spiunon sekretet e avjonit tek kinezët
Një inxhinjer amerikan është akuzuar se ka zhvilluar një fushatë 30-vjeçare spiunazhi, pasi policia i ka gjetur plot 300 mijë faqe me materiale të punës në shtëpinë e tij. Amerikani i lindur në Kinë, Dongfan Chung, apo Gregu 73 vjeç, ka vjedhur dokumentat ndërsa punonte për kompaninë gjigande amerikane të prodhimit të avjonëve, “Boeing” dhe “Rockwell International”. Hetuesit besojnë të paktën që disa prej materialeve, të cilat përfshinin informacionin për një anije kozmike amerikane dhe një shtytëse raketore, t u jenë dorëzuar autoriteteve kineze. Chungut i janë ngarkuar 6 akuza për spiunazh ekonomik, një për veprimtari agjenti të huaj, një për komplot dhe një tjetër sepse ka gënjyer agjentët federalë. Ai mund të dënohet deri në 90 vite burg kur të përfundojë dhe gjyqi në nëntor. “Besimi që “Boeing”-u i dha zotit Chung për të ruajtur informacionin sekret të kompanisë, do të thoshte pak për të”, - tha gjykatësi Cormac J. Carney. Hetuesit e zbuluan aktivitetin e Chungut gjatë hetimit të një tjetër spiuni kinez në vitin 2006. Këto investigime do t i çonin ata në zbulimin e 300 mijë faqeve informacion sekret ku përfshiheshin detajet e një sistemi karburanti për shtytësen raketore dhe për një anije kozmike. Këto ishin dokumente që ruheshin në kasafortë çdo ditë nga punonjësit e kompanisë gjigande amerikane. “Boeing” kishte investuar 50 milionë dollarë amerikanë në teknologji për një periudhë 5-vjeçare. Autoritetet besojnë se Chung ka nisur të dërgojë informacione në vendin e tij të lindjes në fundin e viteve 70 , disa vite pasi ai u natyralizua si qytetar amerikan dhe u punësua nga “Rockwell International”. Ai punoi për këtë kompani derisa ajo u ble nga “Boeing” në vitin 1996 dhe në vitin 2002 u largua. Një vit më vonë ai rifilloi punë përsëri në “Boeing”, por kësaj rradhe si konsulent, për t u pushuar kur “FBI”-ja nisi të hetonte për aktivitetin e tij. Qeveria kineze nuk ka bërë asnjë koment për këtë rast.
Ky lajm është publikuar: 18/07/2009