E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin Po jetoj me situata kercenuese e komplotesh qe prej vitit 1999

Kryeministri rus Vladimir Putin ka reaguar pas lajmit të një dite më parë për neutralizimin e një plani për vrasjen e kryeministrit Putin, i cili ndodhet në politikën ruse që prej vitit 1999 si kryeministër gjatë luftës së dytë cecene,tha se kishte jetuar me një situatë të tillë, që prej vitit 1999.
“Njerëzit që janë në pozicionin tim duhet të jetojnë me këtë gjë. Por këto nuk duhet të ndërhyjnë në punën që ti bën. Këto situata nuk më kanë shqetësuar kurrë, dhe nuk do ta bëjnë kurrë një gjë të tille. Unë kam jetuar në këteë situatë që prej ‘99. Është diçka e vazhdueshme. Cfarë mund të bësh?.
Pyetjes së gazetarit nëse keni frikë nga kjo gjë, Putin iu përgjigj: Nëse jeton me këtë situatë vazhdimisht dhe ke frikë, atëherë nuk mund të jetosh, le t’i bëjmë ata të frikësohen nga ne.
Putin ka folur gjatë një vizite në qytetin jugor të Astrakhan, pas një shpërthimi gazi në një bllok pallatesh ku mbeten të vdekur 6 persona dhe u plagosen 12 të tjerë.
Ndërsa lajmin për komplotin ndaj kryeministrit rus Vladimir Putin e dha një ditë më parë agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”, e cila citoi burime “të sigurta” brenda inteligjencës ukrainase. Dy të dyshuar u vendosën në pranga në qytetin port të Odesës. Të dy u shfaqën në një sekuencë të shkurtër televizive në televizionet ruse, në të cilën pranonin akuzat e ngritura ndaj tyre. Njëri prej atentatorëve, i identifikuar si Ilya Pyanzin, pranoi se ishte paguar nga lideri i militantëve çeçenë, Doku Umarov, për të realizuar planin. i arrestuari i dytë quhet Adam Osmayev, në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2007.
Sulmi ishte planifikuar të ndodhte një javë pas zgjedhjeve presidenciale të së dielës, ku Putin pritet të fitojë zgjedhjet e të marrë një mandat të tretë si president i vendit .
Atentatorët synonin të vendosnin disa bomba në bulevardin Kutuzovski në Moskë, në të cilin Putin kalon çdo ditë gjatë rrugës nga banesa e tij në zyrë. Më pas, nëpërmjet një telekomande ata do të realizonin shpërthimin në momentin e kalimit të 59-vjeçarit.
Sipas raporteve, detajet e komplotit u gjetën në laptopit e të akuzuarit në banesën e tij, së bashku me një video që tregon autokolonën e zotit Putin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›