Sillet nga SHBA, kërkohej për vrasje
Ekstradohet nga Amerika një shqiptar i kërkuar për vrasje
që prej 9 vitesh. Eduard Alo është sjellë dje nga Interpoli
në Tiranë, ku do të vuajë dënimin e marrë me dhjetë vjet burg.
Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit bënë të ditur se ekstradimi
i tij u realizua si rezultat i bashkëpunimit midis ICE (Immigration
and Customs Enforcement), zyrës rajonale të sigurimit të Ambasadës
Amerikane në Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të
Policisë së Shtetit. Ditën e djeshme, një Charter solli në Shqipëri
disa shqiptarë të deportuar, midis të cilëve edhe Eduard Alon, i
kërkuar nga organet e drejtësisë shqiptare për veprën penale të
vrasjes. Gjykata e Rrethit Kolonjë, e ka dënuar 36-vjeçarin, me
10 vjet heqje lirie që në vitin 2000. Sipas dosjes penale, Alo ka
qenë pronar i një lokali në fshatin Qafëzez, Kolonjë. Me datën
26 maj 1999, ai ka pasur një grindje në lokalin e tij me një klient
të quajtur Festim Saliu. Kjo grindje ka përfunduar me goditje me
grushte dhe duke thyer disa gota, por i kanë ndarë persona të
tjerë. Festim Saliu donte të paguante dëmin e shkaktuar, por
Eduardi nuk e ka lejuar duke e nxjerrë nga lokali. I revoltuar,
Saliu, sapo del nga lokali, godet me gurë një automjet që ndodhej
jashtë, si dhe qëllon me gurë në drejtim të lokalit. Në këto
momente Alo del nga lokali dhe me një dru e godet në kokë,
duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.