E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet dhe i vihet zjarri një fabrike

Një fabrikë në Lezhë ka rënë pre e grabitësve mëngjesin e
djeshëm. Duke përfi tuar nga koha e keqe, persona ende
të paidentifi kuar kanë hyrë në fabrikë dhe kanë prerë me gur
fresibël kasafortën e kompanisë. Më pas, grabitësit e kanë
djegur fabrikën për të zhdukur gjurmët. Burimet zyrtare nga
Drejtoria e Policisë së Lezhës bënë të ditur se dje në mëngjes
është grabitur dhe më pas i është vënë fl aka fabrikës së prodhimit
të tullave "Milis", në rrugën e Kallmetit. Policia njoftoi se
ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.00 të mëngjesit të djeshëm,
pas lajmërimit nga rojet e fabrikës. Zjarri në brendësi të godinës
është shuar nga zjarrfi kësit, ndërsa shirat e shumtë kanë
ndihmuar në shuarjen e fl akëve jashtë godinës. Në vendin e
ngjarjes, policia e Lezhës konstatoi se dera e jashtme e godinës
ishte shqyer dhe kasaforta ku ndodhej një sasi e konsiderueshme
parash ishte hapur me gur fresibël. Burime nga policia
thonë se zjarri është vënë qëllimisht në zyrat e fi nancës, pasi
është marrë një sasi e konsiderueshme parash nga kasaforta.
Ende nuk ka identifi kim të autorëve të ngjarjes, ndërsa policia
po heton për gjetjen e autoreve. Nga ana tjetër, në vendin e
ngjarjes nuk është gjetur asnjë provë materiale, ndërkohë që
është marrë në pyetje edhe roja i fabrikës, i cili nuk ka vënë
re asnjë të dyshimtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›