E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu rizgjidhet President

Fatmir Sejdiu ka marre dje, megjithese me pak veshtiresi, votebesimin e parlamentit te ri, per te qene president i Kosoves edhe per 5 vite te tjera. Ai arriti te fitoje kunder kandidatit tjeter per kete post, Naim Malokut, vetem ne raundin e trete te votimit me nje shumice te thjeshte prej 68 votash, pasi ne dy raundet e para nuk mundi te marre votebesimin e 2/3 te deputeteve. Rizgjedhja e tij shenon perfundimin e procesit te konstituimit te institucioneve te Kosoves, si dhe fundin e Ekipit te Unitetit, delegacioni qe perfaqesoi Kosoven ne bisedimet shqiptaro-serbe per percaktimin e statusit te saj perfundimtar. Pas rizgjedhjes ne postin e Presidentit, Sejdiu u shpreh se para institucioneve te reja te Kosoves shtrohen disa detyra kryesore, ku me e rendesishmja eshte pavaresia e krahines shqiptare. "Do te permbyllim me sukses procesin e pavaresimit te Kosoves ne realizim te vullnetit legjitim te popullit te saj dhe do te miratojme Kushtetuten e shtetit te ardhshem te Kosoves. Do te zgjerojne korpusin legjislativ ne perputhje me Pakon e Presidentit Ahtisari dhe me standardet me te larta nderkombetare dhe do te ndermarrin te gjitha veprimet e nevojshme per te pershpejtuar integrimin e Kosoves ne strukturat euroatlantike", premtoi Sejdiu. Sipas tij, Kosova e pavarur do te jete e perkushtuar ne bashkepunimin dhe zhvillimin e nje fqinjesie te mire me te gjithe vendet e rajonit, duke qene faktor stabiliteti per kete pjese te Evropes dhe te botes. Ne te njejten seance, perpara rizgjedhjes se Sejdiut, Kuvendi miratoi edhe qeverine e re te Kosoves, te drejtuar nga kryeministri Hashim Thaci, i cili doli fitues ne zgjedhjet e 17 nentorit te vitit te kaluar. Me 84 vota pro dhe 22 kunder, koalicioni qeveritar PDK-LDK ka marre "bekimin" e ligjvenesve kosovare. Ne fjalen e tij, pas miratimit te qeverise, Thaci tha se Kosova ndodhet ne udhekryqin me te rendesishem te historise. "Jemi te pergatitur qe ne fillim te ketij vitit ta bejme Kosoven te pavarur dhe vend te mundesive te barabarta per qytetaret e saj. Politika e qeverise se Kosoves - Kosova do te jete e pavarur", tha Thaci. Po keshtu, me shumice votash, parlamenti miratoi ne fillim te seances kryesine e re, ku Jakup Krasniqi u zgjodh kryetar, ndersa Xhavit Haliti, Eqrem Kryeziu, Sabri Hamiti, Ibrahim Gashi dhe Nexhat Daci anetare te kryesise. Ndersa ne mbremje parlamenti votoi dhe vete Hashim Thacin ne postin e kryeministrit te Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›