Nënë Tereza, një shekull
13/04/2010 100- vjetori i lindjes së humanistes. Çelen aktivitetet
Një koncert homazh për Nënë Terezën në 100-vjetorin e lindjes së saj. Kështu çelet sipari i aktiviteteve që do të përcillen për publikun shqiptar në përvjetorin e humanistes së madhe. “Koncerti homazh” erdhi dje me pjesëmarrjen e korit “Nënë Tereza” dhe Orkestrës së Harqeve, me kryeveprën e literaturës botërore, “Stabat Mater” i Pergolezit, vepër premierë. Koncerti, i zhvilluar në sallën e Akademisë së Arteve, do të vijojë edhe në qytetet Shkodër, Lezhë, Korçë, Ulqin, Prishtinë, Shkup.
Aktivitetet u bënë prezent në konferencën për shtyp të mbajtur dje, ku ishin të pranishëm ministri i Kulturës, Ferdinad Xhaferaj, zv/Ministri Nikollë Lesi, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Luan Malltezi; drejtori i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, Mujë Buçpapaj; Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Zhani Ciko dhe drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami.
Duke cituar fjalët e Nënë Terezës: “Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Për sa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës”, ministri i TKRS-së, Xhaferaj, komentoi se pikërisht ky pohim i saj na bën ne shqiptarët të ndjehemi krenarë, “që i kemi dhënë njerëzimit një ikonë të vërtetë të humanizmit, një prej nobelistëve më të nderuar, më të respektuar dhe më të njohur në të gjithë botën”.
“E njohur për zemërgjerësi, bujari, guxim, aftësi të posaçme në kryerjen e punëve më të rënda, ajo do ti kushtohej shërbimit ndaj më të varfërve ndërmjet të varfërve gjë që e kreu me besnikëri dhe gëzim. Në shpirtin e saj, plot me dritë dhe dashuri të zjarrtë për të, kishte një dëshirë të vetme: Të gjente kohë të donte dhe të duhej, të ndihmonte ata që përveç vuajtjeve ju mungonte dhe dashuria”.
“Nënë Tereza si një simbol i humanizmit, sakrificës njerëzore, paqes dhe bashkëpunimit të ngushtë midis njerëzve, pavarësisht nga kombësia, shtetësia dhe ngjyra e lëkurës që ata kanë, tashmë prej kohësh është një qytetare e gjithë botës, e nderuar dhe respektuar nga bota dhe veçanërisht nga populli i saj, i cili e përkujton dhe nderon me respekt të thellë çdo vit, në ditët e shënuara. Por ky vit është akoma më i veçantë për vetë faktin se në këtë 100-vjetor të ditëlindjes së saj Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha e shpalli vitin 2010, vitin e Nënë Terezës”, u shpreh më tej ministri, duke nënvizuar se në vijim të këtij vendimi qeveritar si dhe të traditës së MTKRS -së për të shpallur “Personalitetin e vitit”, është hartuar një plan i gjerë aktivitetesh që do të vazhdojnë deri në fund të këtij viti. Të gjithë aktivitetet që do të organizohen kanë si synim nderimin dhe respektin për këtë ikonë unikale të humanizmit dhe paqes botërore. Ato synojnë gjithashtu të bëjnë sa më të njohur origjinën e saj shqiptare dhe dashurinë e veçantë që ushqente Nënë Tereza për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Sipari i programeve ka çelur me koncertin e realizuar nga kori Nënë Tereza dhe Orkestra e Harqeve, do të vijojë me ekspozitën e 12 Shenjtorëve në Bibliotekën Kombëtare, ku do të ekspozohen vepra dhe vlera të rralla për Nënë Terezën dhe për të gjithë ata personalitete të shquar shqiptarë të shpallur shenjtorë nga Selia e Shenjtë. Akademia e Shkencave dhe Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Antropologjike organizojnë në bashkëpunim një konferencë shkencore për figurën e Nënë Terezës, shoqëruar me realizimin e një ekspozite me dokumente arkivore me temë: “Nënë Tereza në shtypin e kohës”. Kjo ekspozitë do të përmbajë artikuj të ndryshëm nga personalitete të shtypit dhe politikës në lidhje me trajtimin e figurës së “Nënë Terezës”. Konferenca do të zhvillohet më 4 qershor. MTKRS dhe Fondacioni “Nënë Tereza” kanë planifikuar po për në qershor, shfaqjen e filmave dokumentarë kushtuar Nënë Terezës në kinema “Imperial”, në bashkëpunim edhe me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Gushti do të vijë me mbrëmje muzikore dhe letrare, me prozë dhe poezi për Nënë Terezën me aktorë të Teatrit Kombëtar. Hapja e ekspozitës së piktorit nga diaspora Gjelosh Gjoka, kushtuar Nënë Terezës në muajt korrik-gusht është një tjetër aktivitet i programuar në Galerinë Kombëtare të Arteve, që do të pasohet në gusht me hapjen e një panairi të librit, ku do të jenë të ekspozuar të gjithë librat kushtuar Nënë Terezës, në ambientet para GKA-së. Më 26 gusht në MHK do të çelet një ekspozitë tjetër realizuar nga MTKRS dhe QNK. Ndërsa në gusht do të botohet dhe promovohet albumi me foto dhe përmbajte të lutjeve të Nënë Terezës me autor Roland Tashon, që do të ndiqet në shtator nga promovimi i një tjetër botimi, “Autorët botërorë për Nënë Terezën” dhe vënien në skenën teatrore të një shfaqjeje për të. Po në gusht, në ditën e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, do të jepet çmimi për krijimtarinë më të mirë muzikore për veprën kushtuar Nënë Terezës, si dhe çmimi për esenë më të mirë të krijuesve të rinj të shkollave.
Maratona e paqes, kupa “Nënë Tereza”, e cila do të ndjekë itinerarin Prishtinë-Shkup-Podgoricë-Tiranë, në ditën e lumturimit të saj, më datë 19 tetor do të jetë një prej aktiviteteve përmbyllëse të këtij programi, së bashku me Festivalin Ndërkombëtar të Koreve, me pjesëmarrjen e koreve nga vende të Evropës, ku do të kenë si detyrim një pjesë nga Oratori për Nënë Terezën për ta kënduar të gjithë së bashku.