Pyetësori ka përfunduar, mbetet miratimi formal
26/03/2010 Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, flet për proceset integruese
Ajo pohon se ngërçi politik i krijuar nga opozita mund të ketë pasoja
Pyetësori i Komisionit Evropian, që iu dorëzua Qeverisë shqiptare në muajin dhjetor, ka përfunduar dhe pritet vetëm miratimi i tij formal në mbledhjen e javës së ardhshme të Komitetit Ndërministror të Integrimit. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka bërë të ditur dje gjatë një interviste televizive se me pesë kapitujt e mbetur, pas miratimit, procesi i plotësimit të Pyetësorit të Komisionit Evropian, së bashku me përkthimin konsiderohet nga Qeveria krejtësisht i mbyllur. Ajo pohon se mund të ketë nevojë për përkthim të materialeve shtesë, që do të jenë pjesë e anekseve, por kjo nuk prish performancën e përgjithshme të përbërjes së Pyetësorit në vetvete. Përfundimi de facto i miratimit të pritshëm në këtë periudhë ishte edhe ajo çka Qeveria kishte premtuar në momentin kur mori në dorëzim këtë dokument të rëndësishëm, mbi të cilin do të jepet mendimi për dhënien e statusit të vendit kandidat. Por për ministren Bregu ky vendim nuk do të jetë i lehtë, pasi situata e vështirë politike në vend mund të ndikojë në opinionin e zyrtarëve të lartë të BE-së. Ajo i faturon Partisë Socialiste përgjegjësinë për mungesën e një zgjidhje të ngërçit disamujor politik. “Unë nuk besoj se asnjë shqiptar do të donte dhe do të pranonte që për hir të politikës dhe të kësaj situate të krijuar nga Partia Socialiste, të mbante peng procedimin dhe vazhdimin e ecjes përpara të vendit në procesin e integrimit. Akoma më tepër nuk mendoj se askush do t’ia falte një lideri politik përçudnimin politik, i cili bie në kurriz të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Besoj se kjo është një gjobë shumë e rëndë që kreu i PS-së kërkon t’i vendosë vetes dhe zakonisht ndodh që në politikë gjobat priten në ditën e zgjedhjeve”, deklaroi ministrja Bregu. Reflektimi i saj vjen edhe si rrjedhë e deklaratave të shpeshta e të forta nga Brukseli, ku theksohet se konflikti politik mund të ndikojë në vendimmarrjen e BE-së. Me qëllim që kjo të mos ndodhë, Bregu thotë se dhënia fund këtij absurditeti nga ana e opozitës do të ishte një vlerë e shtuar në procesin e integrimit të vendit në BE. Për ministren e Integrimit, situata politike nuk do të mund të ndikojë në vendimmarrjen nga ana e Brukselit zyrtar, që pritet të merret së shpejti për liberalizimin e vizave. Ajo nënvizon se plotësimi i kritereve teknike që përmban Udhërrëfyesi i Komisionit Evropian, i hap dritën jeshile këtij procesi tepër të rëndësishëm. Ajo shprehet besimplotë se vendimi do merret brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
Pyetësori
Pyetësori i KE-së i është dorëzuar Kryeministrit Sali Berisha më 16 dhjetor 2009 nga ambasadori i KE-së në Tiranë, Helmut Lohan. Qeveria shqiptare kërkoi rreth katër muaj kohë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të drejtuara nga Brukseli. Rëndësi të veçantë në këtë pyetësor kanë kriteret politike, funksionimi i institucioneve demokratike, sundimi i ligjeve apo shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, respektimi i të drejtave të minoriteteve. Vëmendje i kushtohet edhe problematikës së pronave.