Pyetja revolucionare e Ramës: ǒujë i dhe gomarit?
Akuzat “revolucionare” gjithmonë janë provokative. Sido që t’u përgjigjesh, mbetesh fajtor. Sigurisht, fajtor pa faj. Se, ç’do lloj uji t’i kesh dhënë gomarit, përsëri do të akuzohesh. Si t’i kesh dhënë të ngrohtë, ashtu dhe po t’i kesh dhënë të ftohtë. Sido që të sillet mazhoranca ndaj opozitës, përsërí do të akuzohet prej kësaj të fundit. Me të tilla akuza false, provokative është tallur populli në shekuj. Jo më kot ai ka sajuar pyetjen shpotitëse: “Ç’ujë i dhe gomarit? Kështu talleshin me njerëzit e pafajshëm hetuesit dhe gjyqtarët në diktaturë. Meqë nuk kishin fakte, e detyronin të pandehurin t’i sajonte ato vetë. Gjithmonë pyetjet e tyre i ngjanin asaj të “ujit të gomarit”. P.Sh: “Pse je shoqëruar me njerëzit? Që t’u bëje agjitacion kundër pushtetit?”. Pastaj fill :”Pse nuk je shoqëruar me njerëzit? Apo, ishe një minë me sahat?”. Kështu, çdo përgjigje vetëm e rëndonte mbi të pandehurin. Ja dhe një pyetje tjetër: “Pse i ke ruajtur tapitë e tokave? Prisje të vinte koha jote për t’i marrë?” Nëse e mohoje synimin e hetuesit, vinte pyetja tjetër: “Pse i ke grisur tapitë e tokave? Që t’i fshiheshe popullit se ke qenë pronar?”. Dhe pyetjet vazhdonin t’i ngjanin si dy pika uji asaj: “Ç’ujë i dhe gomarit?” Prandaj i pandehuri, i kapur në “kurth”, nuk dinte si të përgjigjej. Të heshtëte, e torturonin që të fliste! Të mbrohej me fjalë, e masakronin ta qepte gojën. Kështu sillet sot edhe Rama ndaj njerëzve të vet. Kur i binden verbërisht, i trajton si hyzmeqarë. Kur i japin mendim ndryshe, i quan të vetëpërjashtuar. Në mos i dënoftë si dezertorë, kryengritës e tradhtarë, të shitur për pesë “aspra” te kundërshtari. Kështu i pyet ai dhe komisionerët e vet, nëse del humbës. Të gjithë i fajëson pse nuk kanë ruajtur (vjedhur) votën. Kur kanë respektuar Kodin Zgjedhor, i padit si të blerë nga kundërshtari. Kur nuk janë hedhur mbi kokat e policëve, i pyet: “Sa u shkoi pazari me mazhorancën?”. Ndaj në PS, si në diktaturë, njerëzit kanë filluar të flenë me “qefinin” (rrezikun e përjashtimit) te koka”. Se, në çdo çast, i ndjek pas një pyetje: “Pse shkove në parlament?”. “Pse nuk hyre në grevën e urísë?”. “Pse nuk iu kundërvure ndërkombëtarëve për liberalizimin e vizave?” Ose: “Pse iu kundërvure ndërkombëtarëve, kur kërkuan hyrjen tonë në parlament?”. Më tej akoma: “Pse nuk kërkuat të hapeshin kutitë e votimit? Pastaj...: “Pse i hapët kutitë e votimit, ku ishin votat e hedhura gabim? A nuk u kërkonte llogarí Enver intriganti njerëzve të “drejtësísë”: “Pse nuk i ridënoni armiqtë gjatë vuajtjes së dënimit?”. Pastaj, po ky dallkauk i akuzonte : “Pse s’e keni njoftuar partinë, që i ridënokeni të burgosurit?”. Po dhe Rama s’i ka lënë gjë mangët. Se, meqë si vizionar i ka dalë boja, ka nisur t’i formulojë “platformat” me sa më shumë kuptime. Kështu, edhe deklaron se do të shkojë në parlament, edhe shpall se do të vazhdojë demonstratat për rrëzimin e qeverisë. Edhe shtiret se do të nisë dialogun, edhe nuk u përgjigjet ftesave të mazhorancës! Njëlloj si Enver mashtruesi, që i dënonte njerëzit, herë për liberalizëm, herë për konservatorizëm. Kështu Rama, pasi kërkon demokrací “liberale”, e tall pluralizmin duke e prezantuar me bojkotin vet si monopartiak. Po Rama, a nuk vepron shpesh me dy standarde? Këtej betohet për integrimin e vendit në B.E., andej bllokon ligjet dhe reformat për realizimin e këtij integrimi. Edhe e akuzon mazhorancën : “Për propagandë i ngre rrogat e pensionet ?!”. Edhe i kërkon llogari : ”Pse ke mbjellë varfërínë ?! Pse nuk përkrah shtresat në nevojë ?!”.Dhe njerëzve u kujtohet pyetja : ”Ç’ujë i dhe gomarit ?!”. Kjo pyetje po i ngjan asaj dilemës hamletiane: “Të jesh, a të mos jesh?”. Se, njeriu s’po di si të përgjigjet. Dje : “Të fliste, a të mos fliste?”. Sot: “Të kesh, a të mos kesh mendim ndryshe? Madje siç sillet me ta Rama, njeriu s’di të pranojë, a të mos pranojë të bëhet komisioner? “Të marrë, a të mos marrë vendim si anëtar i Kolegjit Zgjedhor?”. Se, po u arritën standardet e zgjedhjeve të lira dhe humb Rama, sulmohesh si manipulator, madje dhe nga deputetë socialistë. Ndërsa, po zbatove Kodin Zgjedhor, prapë akuzohesh pse ke numëruar çdo votë. Ndërsa, po nuk pranove rezultatin fillestar, linçohesh pse nuk ke respektuar Kodin Zgjedhor?”. Njëlloj, pra, si në diktaturë. T’i thoshje Enver katilit se kishte naftë, pushkatoheshe, kur nuk dilte aq sa kishe deklaruar. T’i deklaroje se nuk kishte naftë, talleshe me gjenialitetin e këtij injoranti, që kishte shpallur se në Shqipërí me arin e zí, mund të prodhohej edhe bomba atomike! Ashtu si Rama që, këtej shpif haptas kundër qeverisë, andej e akuzon këtë se po e trajtoka si fasadë. Edhe thotë se do të shkojë në Kuvend, edhe klith se ka platformë rrëzimin e qeverisë me forcën e opinionit. Tani është hapur fjala sikur në shtator Rama, edhe do të hyjë në parlament, edhe dialogun do ta zhvillojë në rrugë, me popullin. Ndërkohë bota demokratike çuditet si mund të marrë rrogë një deputet, që nuk jep asnjë kontribut si përfaqësues i taksapaguesve. Apo të huajt mendojnë se deputetët socialistë, duke ditur që në Kuvend do të porositen të bëjnë vetëm pyetjen: “Ç’ujë i dhe gomarit?”, më mirë shkojnë atje, sa për të marrë kot rrogat nga xhepat e “fukarenjve”, për mjerimin e të cilëve derdhin lot krokodili! Po le të vazhdojnë të shpresojmë socialistët e ndershëm se këtë vjeshtë, ndoshta, do të piqen “dardhat”, jo vetëm pse i hahen “ariut” (Ramës)! Se, ndoshta, me kalimin e “vapës” (humbjes së bashkisë!), Rama mund edhe të bindet që ka gabuar me bojkotin, bllokimet, demonstratat dhe akuzat për “kanibalizëm zgjedhor”! Dhe, ndoshta, nuk e bën më pyetjen “revolucionare”: “Ç’ujë i dhe gomarit!”?!
...