Pyetsori, KE edhe 170 pyetje të reja Shqipërisë
TIRANE-Në kuadër të integrimit europian, Komisioni Europian i shton edhe 170 pyetje te reja Pyetsorit për Shqipërinë. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaroi sot se Komisioni Evropian nuk ka kthyer mbrapsht pyetje për Shqipërinë, teksa ka theksuar se janë 170 pyetje të reja që Shqipërisë do t’i duhet t’u japë përgjigje.
Shefja e integrimit ka sqaruar se gjithashtu KE ka kërkuar sqarime për 530 cështje sic janë kapitujt me pyetje për Gjykatat, funksionimin e komisioneve hetimore, sqarime rreth përkthimit të Kodit Civil.
“Komisioni Evropian nuk ka kthyer pyetje por kërkon sqarime për 530 çështje”, theksoi Bregu.
Sipas ministres, grupi i punës menjëherë ka nisur procedurë e përkthimit të pyetjeve të cilat do ti shpërndahen insitucioneve përkatëse për hartimin e përgjigjeve.
Pyetësori që KE-së i ka dorëzuar Shqipërisë është një praktikë normale që ky organizëm i dërgon çdo vendi që aplikon për statusin e vendit kandidat për në BE.
Ky dokument i rëndësishëm iu dorëzua qeverisë shqiptare më 16 dhjetor 2009 nga Ambasadori i Delegacionit të KE-së në Tiranë, Helmuth Lohan, një muaj pas vendimit të 27 vendeve të BE-së për marrjen në shqyrtim të kërkesës së palës shqiptare.
Përgjigjet e Pyetësorit të Komisionit Europian që u dërguan para pak kohësh në Bruksel nga qeveria shqiptare përbëjnë bazën për vlerësimin e Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
(d.b/BalkanWeb)