E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas shkëmbimit të nishaneve, Bizhga s’përballon dot “sëmundjen e dytë” të Besnik Barajt, Balla tmerrohet nga ulërimat e shpeshta të Erion Veliajt

Kronika e grevës së urisë, vëzhguar sipas standardeve alla “Big Brother” (17)

Të ngujuarve “të mbetur” në çadrën e pretenduar të grevës së urisë, që prej ditës së djeshme, ka filluar t’ju rezervohet një përcjellje madhështore për në spital. Kjo “gjetje” mundësohej dje, falë një regjie “të përsosur” edhe me pjesëmarrjen e disa televizioneve dhe transmetimin e tyre “live”.
Ajo që shënoi kulmin dje, kur televizionet u dyndën para çadrës rreth orës 20.00, sepse ishin njoftuar se “do të sëmuren nja dy grevistë”, ishte kulmi i ditës së djeshme. Pas këtij njoftimi, vetëm një djalë nga Kashari i Tiranës, pati fatin e madh, që si rrallë ndonjëherë, të përcillej për në spital, mes duartrokitjesh të ngrohta e të forta, nën fokusimin edhe të kamerave të televizioneve.
Ndërsa ora rreth 20.00-ës së mbrëmshme ishte kulmi i suksesit të televizioneve, përgjatë gjithë ditës, para dhe pas kësaj ore, përcjellja e merituar, nuk ju ka munguar as grevistëve të tjerë.
Në këtë përcjellje, për në spital, ku të gjithë, brenda dhe jashtë çadrës, nuk e përmbanin dot gëzimin dhe harenë dhe brohorisnin “me fuqinë e shpirtit”, vetëm një person ishte i pikëlluar... Ai ishte Gazmir Bizhga, deputeti i Durrësit.
I drobitur dhe i tronditur, pas dërgimit për herë të dytë për në spital të deputetit të Tiranës Besnik Baraj, Gazmir Bizhga, ishte katandisur dje, sikur vërtetë kishte 17 ditë pa ngrënë. Pas largimit me duartrokitje të Bensik Barajt, ai nuk foli me njeri, të paktën deri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.
Shkaku, sikurse u mësua më vonë, lidhej me faktin se ai, Gazmir Bizhga sapo kishte “shkëmbyer nishanet” me Besnik Barajn. Dhe duke mos e pritur se Besniku pas kësaj do të bëhej për në spital, atij i doli vetja nga qejfi.
çunat e Durrësit, të ngujuarit Afrimi dhe Gentiani, të cilët i rrinin afër deputetit të tyre, dëgjonin nëpërmjet të folurës “nëpër dhëmbë” të Gazmir Bizhgës, i cili thoshte... “po pse, pse ai të bëhet për në spital për herë të dytë dhe unë qëndroj ende në këmbë. Pse kjo botë është e kaq e padrejtë. Bensiku në shtratin e spitalit dhe unë këtu. Pse nuk më tregoi, t’ia kisha marrë unë ‘të keqen’, fundi i fundit edhe unë kam nevojë për disa ditë pushime në spital”, fliste me vete Gazmir Bizhga...
* * *
Tallja e përditshme e “leaderave” që hipin në podiumin para çadrës së pretenduar të grevës së urisë, ia la dje radhën vetë Edi Ramës, të shkonte edhe më tej, fantazinë tallëse të të tjerëve.
Ndërsa, Edi Rama kishte hipur dje në podium dhe për kohën që fliste e fliste, por nuk thoshte asgjë, nuk dëgjohej nga askush, befas, interesimi i bë i madh, kur ai artikuloi se, “janë deri në çastin që po flasim 2173 qytetarë dhe qytetare të regjistruar për të hyrë në grevën e urisë dhe për të mos e ndalur këtë grevë”.
I pari, që reagoi nën efektet e një histerizmi të paparë, ishte Erion Veliaj.
Sapo atij “i kapi veshi”, këtë frazë të artikuluar nga Edi Rama, bërtiti menjëherë papritur, aq sa Taulant Balla, i cili deri atëherë po ankohej nga kapsllëku dhe sapo kishte hapur bythën (jo kutinë), për një kontroll mjekësor, u çlirua menjëherë dhe të përgëtat i morën tatëpjetë shalëve.
Pas këtij çasti të parë, por edhe të pakuptimtë për këtë ulërimë të Erion Veliajt, u mësua shumë shpejt, se ai e kishte inatin, me Edi Ramën...
“Po ky, ç’më flet për 2173 ‘vullnetarë’ që po zihen për të hyrë në grevë urie. Të gjej njërin të paktën, sa për të më zëvendësuar mua. Punë e madhe edhe po nuk e ka emrin Erion, mjafton t’ia quajnë mamanë Shqiponja..., që edhe unë të shkoj te mamaja ime, që po më laget në shi, aty jashtë te lulishtja e ‘West’-it të Fidelit”, ankohej Erion Veliaj, duke ia këputur shpirtin Oltës, e cila dikur e kishte pasur edhe “udhëheqës” atë.
E ndërsa në këtë situatë, Olta nxitoi dhe kapi një palë, si punë “underwear”-esh dhe po i fshinte lotët Erionit, nga ana tjetër Shegushe Ligori, për inat të Olta Xhaçkës, nxitoi në drejtimin tjetër, rrëmbeu edhe ajo kovën e mbushur me ujin e shiut, nën ullukun e çadrës dhe pastroi vendin që kishte ndotur Taulant Balla, me jashtëqitjet e qitura nga frika, pas bërtitjes së Erion Veliajt...
* * *
Ulet ndjeshëm numri i të papunëve në këto 17-18 ditë, që socialistët pretendojnë se po zhvillojnë një grevë urie.
Merita për këtë, është vetëm e Edi Ramës, i cili ia ka arritur që të fusë në listën e të punësuarve, të gjithë personat, anëtarë apo jo të PS-së, të cilët duken pranë çadrës së grevës së urisë, por edhe ata që marrin pjesë në tubimin e përditshëm të orës 18.00.
Në këtë listë të punësuarish, sigurisht nuk mund të harrohen as 180 grevistët, jo deputetët, përfshi edhe Erion Veliajn dhe Elsa Lilën.
Para hyrjes në çadrën e grevës së urisë, Erion Veliaj, i njohur për abuzimet e tij financiare dhe me “hoby”-në për të mos derdhur asnjë detyrim në shtet për të ardhurat që siguronte në kohën e drejtimit të “Mjaft”-it, ka hapur fjalë, që në çadër ka hyrë “vullnetarisht”, e thënë ndryshe pa pagesë, me qëllimin e vetëm që sërish të shmangë derdhjen në arkën e shtetit e tatimit mbi të ardhurat, për ditët e qëndrimit në çadrën e ngujimit.
Në qoftë se ndokush, ka kureshtjen dhe do të dijë ndonjë gjë më shumë, se nga sigurohen burimet financiare, me të cilat Edi Rama paguan të punësuarit e profesionit më të ri, atij të grevistët, është e tepërt të thuhet nga biznesmenët e tij deputetët.
Ndërkohë, që një burim të ardhurash të konsiderueshme, prej disa ditësh është edhe biznesi më i ri që ka gjetur terren, në segmentin e bulevardit, nga ura deri te çadra, segment që është shndërruar në një parking me pagesë për autoveturat.
Burime nga turmat para dy kullave, bëjnë ët ditur se këtë parking e menaxhon Fidel Ylli, meqenëse siç shprehet ai (Fidel Ylli), parkingu gjendet para lokalit të tij.
Ndërsa Fideli menaxhon parkingun, të ardhurat shkojnë në arkën që menaxhon vetë Edi Rama, për llogari të kushteve më të mira dhe një ushqimi edhe më cilësor për të ngujuarit, që pretendojnë se po zhvillojnë një grevë urie.

Fakti 1/Policia bashkiake, rrethon dhe ruan vendin, që të mos arratisen “grevistët”

Precedenti ia arratisjes së grevistëve që ndodhen në një çadër ku pretendohet se zhvillohet një grevë urie, ka bërë që vetë Edi Rama, të marrë masa të rrepta për të mbyllur “klonin”.
Prej disa ditësh, saktësisht që prej fundjavës së shkuar, efektivë të policisë bashkiake kanë rrethuar çadrën dhe nuk lejojnë asnjë prej të ngujuarve të arratisen.
Ndërsa puna e tyre, është më e lehtë gjatë ditës, meqenëse edhe sytë vëzhgues janë edhe më të shumtë, çdo gjë vështirësohet natën, ndaj edhe në këtë punë të vështirë, ata, policët bashkiakë, ndihmohen nga policë privatë, të kontraktuar nga bashkia e Tiranës, për këto ditë të vështira.
Që pas “implementimit” të këtij shërbimi të ri, mësohet se ka rënë disi vrulli i tentativave për arratisje, nga ana e të ngujuarve të çadrës së pretenduar të grevës së urisë.

Fakti 2/Sekserët dhe menaxherët e kampingut po pasurohen çdo orë

Përligjja e njësiteve të doktrinës totalitare kundër pushtetit dhe rendit demokratik të Shqipërisë, ka në prapaskenë arsye të forta duke nisur nga merkatoja e Edvinit duke kryer blerjen e disa elementëve të pakushtueshëm, të cilët mund t’i përdorë më shumë se një herë, në shërbim të kauzës anti ligjore.
Dalja në skenën e teatrit ambulant në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e disa figurave dhe elementëve që s’kanë kurrfarë lidhje me kërkesat dhe pretendimet e palës opozitare, e bën gjithnjë e me të fortë këtë fakt, se ndërtimi i këtij ‘koalicioni’ sigurisht që ka pasur kosto të rënda financiare për kryesocialistin. Vënia në krye të radhës e disa ish të djathtëve si Preç Zogaj, Spartak Ngjela apo Nard Ndoka, të cilët deri dje bënë politikë kundër të majtës dhe trashëgimisë së saj totalitare, sot janë partizanët e parë që kanë ngritur ‘armët’ kundër simbolit të pluralizmit, kundër të rinjve dhe të rejave që 19 vjet më parë do të bëheshin martirët e demokracisë për lirinë dhe të drejtat e njeriut të Shqipëri. Hisja e turpshme e Ngjelës, Zogajt dhe Ndokës që po demonstrohet përmes atij teatri ambulant apo edhe nëpër studiot televizive të vënë në shërbim të Edvin Ramës, është thjesht vijimi i shit-blerjes së kamikazëve që do kenë radhën të hedhin ‘bombën’ kundër sistemit qeverisës dhe rendit demokratik, për dy lek të pista, por që po u shërbejnë për shëndoshjen e llogarive të tyre personale.
Në këtë kuadër, mbajtja gjallë e protestave dhe përshtjellimi i zërit të turpit me përfaqësues sekserët dhe menaxherët që po mbajnë dita-ditës në këmbë një ngrehinë-kauzë të shembur të Edvinit, janë shembulli më i keq i keqpërdorimit ideologjik i disa kavjeve pa nam dhe pa nishan.
çburrërimi i Spartakut, Nardit apo edhe Preçit prej shembullit më të zakonshëm të dhunës, Edvinit, nuk ka asgjë të re, pasi ky i fundit njihet rëndom për një adekuat të tillë të përvetësuar. Shenjat e kolapsit të kauzës boshe të socialistëve, sigurisht që nuk mund ta shpetojnë shumat e majme të paguara për folës-personazhet e teatrit ambulant, pasi të tre ata, apo më saktë edhe të tjerë pas tyre, janë thjesht figura që s’përfaqësojnë as personalitetin e tyre, e jo më të kenë impakt në logjikën dhe arsyen e qytetarëve të thjeshjtë. Ajo që s’kapërdihet dhe njëherazi që përbën gangrenën më të turpshme nga e gjithë kjo, është fakti i çburrërimit të burrave vetëm për 2 lekë.

Fakti 3/Tani kampistët s’hanë më fshehurazi, sepse turpi duhet kapërdirë me bukë

Prej 17 ditësh me radhë, çadristët e palo-grevës së urisë në kampingun e bulevardit qendror të kryeqytetit, më në fund u mësuan me një zakon shumë të thjeshtë dhe të lindur. Pas ditësh të tëra ushqyerje në fshehtësi, nëpër rrëzat e çadrës, hapësira këto të kontrolluara nga minjtë, kampistët e Edvinit s’po pyesin më për shenjën e turpit, teksa po ushqehen në ballë të njerëzve, duke u nepsosur atyre konsumimin e ushqimit të konservuar kush e di prej sa ditësh. Trastat e ushqimeve që hyjnë çdo ditë brenda çadrave të mbyllura, tani janë shtuar gjithnjë e më shumë, duke legalizuar një korsi përmes kampingut vetëm për transportin dhe shpërndarjen e ushqimit të ndenjur.
Pas shkrimesh të tëra të gazetës “55”, se greva nuk është transparente dhe as nuk ekziston institucioni i grevës, përsa kohë trastat e ushqimeve kishin krijuar korridoret në çdo çadër të kampit. E megjithatë, ankthi i grevistëve nuk mbaron me kaq. Përfundimi i Besnik Bares dhe Ermonela Felajt në spital ka rikthyer tmerrin në radhët e partizanëve të grevës. Atyre u është ngulitur gjithnjë e më shumë në mendje se njëri nga ata do dalë një ditë pa ndjenja nga greva, pas ditëve të tëra ngujimi dhe duke konsumuar ushqim të konservuar, çka rrit në shkallë alarmante jo vetëm diarrenë, me të cilën grevistët kanë bashkëjetuar këtu e 17 ditë me radhë, por helmimin e gjakut, duke sjellë kështu flijimin e ndonjërit prej tyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›