Berisha: Rama, pyet Panelën nëse vepron në Itali, si ti në Shqipëri?
TIRANE-Kryeministri Berisha kërkoi sot të dijë nëse Marco Panela, kryetar i radikalëve në Itali dhe anëtar i Parlamentit Europian bën protesta me bllokim rrugësh sic po po ndodh aktualisht me PS në Shqipëri.
Kreu i qeverisë shqiptare e bëri këtë deklaratë gjatë një konference të përbashkët për shtyp që pati sot në Tiranë me Kryetaren e Bashkisë së Milanos, Letizia Moratti.
Duke iu referuar protestës me grevë urie që po zhvillohen prej 18 ditësh në Tiranë, Berisha u shpreh dhe për Panelën, politikani Italian që para pak ditësh ndodhen në Tiranë në shenjë mbështetje ndaj Edi Ramës dhe kauzës së socialistëve.
“I bëj një kërkesë Edi Ramës, të pyesë Panelën, nëse Panela i ka bllokuar ndonjëherë rrugët në qytetin e tij në Itali?”.
Sic shtoi më pas Berisha, një gjë është e sigurt, “që Panela u ka thënë grevistëve që cdo gjë mund të bëni por rrugën mos ta bllokoni”.
Pak ditë më parë, më 10 Maj, grevistët e urisë të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u vizituan nga politikani italian, anëtar i PE, Marko Panella. Kryetari i Partisë Radikale në Itali, me një trëndafil në dorë ka hyrë në çadrat e grevistëve, duke takuar disa prej deputetëve të PS-së. I veshur me bluzë të kuqe, me shqiponjën e zezë si dhe me kapele e shiritin që mbajnë prej ditësh grevistët në qafë, Panella tha për mediat se, “këtu, në këto çadra luftohet kundër gabimeve të kundërshtarëve të tyre. Ka shpresë për bashkim civil e demokratik. Erdha këtu, jo të transmetoj forcë, por për të marr forcën që ndodhet këtu”. “Kam ardhur këtu, ku shokët e mi, admirueshëm po bëjnë në këtë anë të Adriatikut, të Adriatikut tim dhe tuajit, atë që në Itali e në botë bëjmë edhe ne. Atëherë duhet të them edhe për kundërshtarët demo-kratë, që edhe ata duhet të jenë. Këtu është shpresa për unitetin civil demokratik”, - u shpreh më 10 Maj, politikani italian.
(d.b/BalkanWeb)