Pyllëzimet, prefektura shpërndan 6 mijë fidanë
06/12/2008 U jepen fidanë dekorativë shkollave dhe institucioneve. Ndërhyrje në zonat më të zhveshura
SHKODER- Hapja e fushatës së pyllëzimeve të muajit dhjetor është shoqëruar dje jo vetëm me mbjelljen e fidanëve të parë, por edhe me një mbledhje të gjerë të prefektit Maxhid Cungu me drejtorët e drejtorive të pyjeve të qarkut si dhe të institucioneve të tjera. Prefekti i Cungu theksoi rëndësinë e pyllëzimit në qarkun e Shkodrës, duke e konsideruar si një moment tepër të rëndësishëm për zhvillimin e pyjeve në këtë zonë ndaj duhej një angazhim i gjithë strukturave së bashku. Sipas prefektit Cungu, tashmë drejtoritë e shërbimit pyjor të rretheve kanë marrë masat dhe paraprakisht janë parapërgatitur plan veprimet për mbjelljet, janë përcaktuar detyrat për të gjithë strukturat me qëllim që të kemi një zhvillim të qëndrueshëm të pyjeve.
Pyllëzimet
Nga ana e tyre përfaqësuesit e institucioneve pyjore të Shkodrës, Pukës e Malësisë së Madhe theksuan se për të ardhur deri në muajin dhjetor si muaj i pyllëzimeve kishin zhvilluar një punë mjaft të mirë gjatë gjithë vitit për grumbullimin e fidanëve të duhur. Drejtori i Drejtorisë së Pyjeve Shkodër, Myzafer Kraja, theksoi se gjatë vitit 2008 është arritur të sigurohen një numër i konsiderueshëm fidanësh pyjor dekorativ si dhe një sasi tjetër fidanësh për t’u mbjellë në bazene. Sipas drejtorit Myzafer Kraja, e reja e kësaj fushate pyllëzimesh këtë vit është se ndryshe nga vitet e tjera janë siguruar 4 mijë fidanë pyjorë dekorativ që do i vënë në dispozicion të shkollave dhe institucioneve për të cilat kanë pasur shumë nevojë vitet e kaluara. Ndërkohë janë siguruar dhe dy mijë fidanë për mbjelljen e bazeneve sqaroi drejtori i pyjeve të Shkodrës Kraja. Duke ditur rëndësinë e pyllëzimeve drejtorët e pyjeve të qarkut Shkodër garantuan prefektin Cungu se kanë punuar dhe do të vazhdojnë të punojnë për sensibilizimin e banorëve sidomos të zonave pyjore, që të mos dëmtojnë pyjet. Ndërkohë që do u kërkohet atyre që të japin edhe kontribut për mbrojtjen e pyjeve si nga rëniet e zjarrit, ashtu dhe për mos lejimin e dëmtuesve me anë të sëpatës. Drejtuesit e drejtorive pyjore të Shkodrës, Pukës e Malësisë së Madhe nënvizuan si objektiva, në vijueshmëri të fushatës së pyllëzimeve, shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara, sidomos në zonat ku ka pasur djegia nga zjarret e rëna gjatë dy viteve të fundit. Në përfundim të këtij takimi prefekti Cungu së bashku me drejtuesit e drejtorive të pyjeve hapën fushatën e pyllëzimeve në malin e Traboshit ku u mblodhën disa fidanë dhe pisha, ndërkohë që u verifikua ecuria e fidanëve të mbjellë që vitin e kaluar.
Dëmet
Si i dogji 2007-a masivët pyjorë
SHKODER- Gjatë dy viteve të fundit dhe sidomos gjatë verës së vitit 2007 pati dëmtime të shumta në pyjet e qarkut të Shkodrës. Dëmtimet që erdhën nga flakët e shkaktuara kryesisht nga temperaturat e larta, por edhe nga dora e keqbërësve e pakujdesia njerëzore u vunë re më së shumti në zonat malore pyjore të rrethit të Malësisë së Madhe. Në këtë rreth përveç ekonomive pyjore me shkurre u dogjën dhe pyje të larta. Të dhënat nga djegiet e verës 2007 flasin për 10 hektarë me shkurre të djegura në ekonominë pyjore të Koplikut. Në Dragovojë gjithashtu kishte sipërfaqe jo të vogla pyjore të djegura ku në Bajzë, Rragam e Hot u dogjën 5 ha pyje. Ndërsa gjatë vitit 2008 dëmet nga djegiet kanë qenë shumë të vogla për shkak jo vetëm temperaturave jo shumë të larta, por edhe të gatishmërisë absolute të strukturave përkatëse, të cilat gjetën dhe mbështetjen e komunitetit të zonave pyjore, që u bën pjesë e mbrojtjes së kësaj pasurie kombëtare. Gjithsesi sipërfaqet pyjore janë zvogëluar ndjeshëm krahasuar me disa vjet më parë.
MBJELLJET
Drejtori i Drejtorisë së Pyjeve Shkodër, Myzafer Kraja, theksoi se gjatë vitit 2008 është arritur të sigurohen një numër i konsiderueshëm fidanësh pyjor dekorativ si dhe një sasi tjetër fidanësh për t’u mbjellë në bazene.
FIDANËT
Pyllëzimi këtë vit do të jetë ndryshe nga vitet e tjera, pasi janë siguruar 4 mijë fidanë pyjorë dekorativ që do vihen në dispozicion të shkollave dhe institucioneve për të cilat kanë pasur shumë nevojë vitet e kaluara.
OBJEKTIVAT
Në vijueshmëri të fushatës së pyllëzimeve u nënvizuan si objektiva shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara, sidomos në zonat ku ka pasur djegie nga zjarret e rëna gjatë dy viteve të fundit dhe ecuria e fidanëve të mbjellë vjet.
DËMET
Në Malësinë e Madhe përveç ekonomive pyjore me shkurre u dogjën dhe pyje të larta. Të dhënat nga djegiet e verës 2007 flasin për 10 hektarë me shkurre të djegura në ekonominë pyjore të Koplikut dhe 5 ha në komuna të tjera.