E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, 2 tragete hynë në port me 4 orë vonesë

06/12/2008  Udhëtim i vështirë për pasagjerët

DURRES- Koha e keqe ka përfshirë edhe ditën e djeshme gjirin e Durrësit duke bërë që më së shumti pasojat të ndihen në portin më të madh të vendit dhe kryesisht në mbërritjen e trageteve të linjave që vinin nga Trieste e Ankona. Anijet gjatë gjithë javës kanë qëndruar të bllokuara në rad dhe në kalatë, kurse tragetet kanë lëvizur me shumë vështirësi në drejtim të brigjeve të porteve fqinje. Dje ka ardhur me mjaft vonesë trageti "Apolon", duke shtyrë për plot katër orë zbritjen e udhëtarëve, ndërkohë që "Riviera Del Conero" ka ardhur sipas parashikimeve. Ditën e djeshme burimet nga kapitaneria e portit të Durrësit kanë bërë të ditur se deti ka patur forcë 5-6 ballë me erë që fryn sipas drejtimit jug-jugperëndim me shpejtësi 17-20 metër në sekondë. Por në orët e mesditës era ka nisur të fryje me shpejtësi deri në 25-28 m/sek duke krijuar edhe stuhi detare. Udhëtimi për një pjesë të qytetarëve ka qenë i vështirë, pasi deti i trazuar u ka shkaktuar probleme si dhembje koke, të vjella dhe marrje mendsh. Në mëngjesin e ditës së djeshme në portin e Durrësit kanë mbërritur vetëm tragetet "Aurelia" dhe "Venezia".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›