Shkodër- aksident, plagosen rëndë dy të rinj
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Melgush të Shkodrës, ku për pasojë janë plagosur rëndë dhe janë në gjendje të rëndë për jetën dy të rinj. Sipas policisë bëhet e ditur se shkak i këtij aksidenti tragjik ka qenë shpejtësia.
SHKODËR- Aksident në Melgush të Shkodrës. Një automjet tip Fiat Punto me targa të huaja përplaset në Melgush ndërsa udhëtonte me shpejtësi më shumë se 150 km në orë. Dy të rinj janë plagosur rëndë, pasi mjeti i tyre është përplasur fillimisht me një mur e më pas është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë elektrik ku kjo e fundit ka hyrë mes përmes automjetit. Redi Gjekaj dhe Arianit Jaku të moshës rreth 30 vjec udhëtonin me mjetin që është aksidentuar në Melgush. Është dashur ndërhyrja e policisë dhe zjarrëfiksëve për të hapur automjetin e përplasur ku ndodheshin dy të rinjtë, duke i nxjerrë ata e duke i çuar me urgjencë në spital, ku sipas informacioneve të para ndodhen në gjëndje të rëndë për jetën. (a.r/news24/balkanweb)