Zgjedhjet, vezhguesit me mundesi te forta monitorimi
Shqiperia u vleresua dje edhe per dhenien e mundesise se vezhgimit te hapur dhe transparent te zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit, per te gjithe vezhguesit, vendas dhe te huaj. Ne raportin e OSBE/ODIHR, thuhet se procesi i akreditimit te vezhguesve per zgjedhjet parlamentare, ishte i hapur dhe transparent. "KQZ-ja regjistroi nje total prej 6.120 vezhgues vendas nga 16 OJQ-ve te ndryshme, duke siguruar nje element shtese i transparences ne procesin zgjedhor. Perpjekja me e madhe ishte vezhgimi ndermerret nga nje koalicion i gjashte OJQ-ve", theksohet ne raportin e OSBE/ODIHR. Vezhguesit monitoruan ne detaje, jo vetem zhvillimin e fushates elektorale nga partite politike, por edhe diten e zgjedhjeve, zhvillimin e tyre si dhe procesin e ankimimit te rezultatit perfundimtar ne Kolegjin Zgjedhor. OSBE/ODIHR, beri publik dje raportin perfundimtar per te gjithe procesin zgjedhor. Me pare, misioni vezhgues i drejtuar nga Ambasadorja Audrey Glover, publikoi tre raporte te vecanta per ecurine e zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit ne Shqiperi