E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikimi i çimentos, dy në burg, dy në liri

 

TIRANE - Gjykata e Tiranës ka lënë dje në qeli deri në përfundim të hetimeve dy persona të akuzuar për falsifikim të lëndëve të ndërtimit, ndërsa dy të tjerë të akuzuar për shitjen e këtyre lëndëve janë lënë në masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje". Prokurori që kishte drejtuar hetimet paraprake u komunikoi katër të pandehurve Avni Bajraktari, Arjan Kona, Agron Ramlli dhe Aurel Çezma akuzat: "Prodhim të kundërligjshëm të artikujve industrialë", "mashtrim" dhe "falsifikim stampash", ndërsa pohoi se rreth një vit më parë policia kishte nisur intensivisht hetimet, për një subjekt i cili dyshohej se prodhonte dhe tregton produkte ndërtimi duke i falsifikuar produktin dhe ambalazhin, e subjektit tregtar "Italcol". Nga hetimi ka rezultuar se produktet e falsifikuara, janë prodhuar dhe tregtuar për një periudhe 2-vjeçare, ndërkohë që është llogaritur se dëmi që i është shkaktuar shtetit shkon në shuma të konsiderueshme parash, po ashtu dhe subjektit "Italcol". Sipas prokurorit policia i kishte kapur katër të arrestuarit gjatë momenteve të prodhimit dhe të tregtimit të produkteve të falsifikuara edhe të disa subjekteve të tjera në fushën e lëndëve të ndërtimit. Po kështu policia kapi edhe një sasi të konsiderueshme malli fals, si dhe pajisjet për prodhimin e tij.                                          f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›