E Shtunë, 31 Tetor 2026

QKR: Synimi ynë, shtimi i elementëve të rinj për sigurinë e NIPT

Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) gjatë vitit 2009 do të shtojë në 5 numrin e elementëve të sigurisë në NIPT-in që lëshon për regjistrimin e bizneseve. Deri tani janë futur 2 elementë të sigurisë, ndërkohë që gjatë këtij viti do të shtojmë edhe 3 elementë të tjerë, në shërbim të rritjes së sigurisë dhe cilësisë së bizneseve, u shpreh drejtori i QKR-së, Tomi Kola. Sipas tij, futja e tre elementëve të tjerë të sigurisë në këtë certifikatë, si relievi i logos së QKR-së, vendosja në katër cepat e certifikatës të logos së QKR-së, si dhe "Ëotermarks" do të rrisin sigurinë dhe do të garantojnë plotësisht bizneset nga çdo lloj ndërhyrje e mundshme dhe e palejueshme. Shtimi i këtyre elementëve do të bëjë të mundur gjithashtu që çertifikata e lindjes së biznesit të mos ketë abuzime, theksoi Kola, duke shtuar se në këtë kuadër, do të futet edhe përbërja kimike e letrës, që rrit maksimalisht akoma dhe më shumë sigurinë. Qendra Kombëtare e Regjistrimit është institucioni i vetëm për regjistrimin e biznesit në Shqipëri, me një ndalesë, ku kryen të gjitha proceset e regjistrimit të biznesit, përfshirë dhe regjistrimin për efekt të taksave në nivel kombëtar dhe vendor, për sigurimin shëndetësor e shoqëror si dhe për Inspektoriatin e Punës. QKR filloi punë në 3 shtator 2007, duke zëvendësuar procedurat e mëparshme të regjistrimit në gjykata për të gjitha llojet e bizneseve që kryejnë aktivitet ekonomik në Shqipëri, e mbështetur nga Programi i Sfidës së Mijëvjeçarit, të financuar nga SHBA.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›