E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ekonomike po rrënon vendin, qeveria rrit deficitin buxhetor

Fullani hedh në treg para për të ndihmuar fushatën e Berishës
Qeveria Berisha e ka rritur kërkesën e saj për para duke marrë kredi me interesa të larta tregtare duke thelluar borxhin e shqiptarëve. Qeveria Berisha nuk po merr parasysh krizën ekonomike që ka mbërthyer vendin, duke mos marrë asnjë masë për përballimin e situatës  të vështirë që ndodhet ekonomia dhe bizneset shqiptare në përgjithësi. Kjo qeveri në mënyrë arbitrare vazhdon të mbajë në fuqi ligjin e referencave të pagave të miratuar me prepotencë nga talenti i piramidave Ridvan Bode. Ky ligj referencash ka krijuar vështirësi për biznesin kryesor eksportues, prodhimin pasion. Megjithë kërkesat e pareshtura të këtij biznesi, qeveria shqiptare vazhdon të mbajë me kokëfortësi këto referenca, duke thyer ligjet e konkurrencës së lirë apo të ekonomisë së tregut. Përveç mungesë së ekzigjencës së qeverisë ndaj biznesit, një tjetër problem është edhe zhytja e vendit në shpenzime të pafundme elektorale, ku shqiptarët vazhdojnë të zhyten në borxhe pafund për hir të tenderëve elektoralë që ka ndërmarrë Sali Berisha. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria do të jetë vendi me deficitin buxhetor më të lartë, mes vendeve të Ballkanit. Përkundër zotimeve të qeverisë për një deficit 4.1 për qind, FMN parashikon se rënia e të ardhurave në buxhet dhe tkurrja e rritjes ekonomike në nivelet më minimale, do e çojë deficitin buxhetor në 6.3 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Kjo është shifra më e lartë e deficitit për vitet e fundit, çka e ka renditur Shqipërinë si vendin me deficitin më të lartë në Europën ish-komuniste. Muajt e fundit Fondi Monetar, Banka e Shqipërisë por dhe opozita i kanë kërkuar me ngulm qeverisë të ulë shpenzimet për të mos rrezikuar stabilitetin financiar të vendit. Por, sipas të dhënave zyrtare, në tre muajt e parë të vitit shpenzimet, e veçanërisht ato të investimeve publike janë ndër zërat e me rritje të paktë të buxhetit, krahasuar me një vit më parë dhe për të cilin qeveria nuk ka ndërmend të heq dorë.
 Brace: Qeveria zhyti shqiptarët në borxhe, që në lindje
Nënkryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Erjon Brace ka shkuar deri në maternitet për ti thënë kryeministrit Berisha se fëmijët e shqiptarëve, ndryshe nga fëmijët e tij do të trashëgojnë veç borxhe nga qeverisja e djathtë. "Përgjatë vitit 2009, Sali Berisha do ta çojë borxhin e këtyre fëmijëve të porsalindur në 200 dollarë për frymë dhe së bashku me stokun e borxhit të krijuar deri tani, borxhi për secilin nga fëmijët që lindin sot, do të arrijë në 2366 dollarë për frymë. Fëmijët e Sali Berishës dhe fëmijët e fëmijëve të Sali Berishës, ngarkohen me pasuri prej 236 mijë dollarëve përgjatë një viti dhe kjo e deklaruar në zyrat e deklarimit të pasurisë. Ky është dallimi, kjo është varfëria dhe kjo është diferenca sot midis Sali Berishës dhe fëmijëve të çdo shqiptari tjetër të ndershëm", u shpreh, nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe, duke shprehur shqetësimin se opinioni publik shqiptar përgjatë gjithë këtyre 14 muajve të fundit është i tronditur dhe i shqetësuar thellë nga ajo që po ndodh me kryeministrin e vendit dhe me familjen e tij politike e me familjen e tij biologjike. Dje, ashtu si të gjithë ju, apo si të gjithë shqiptarët, edhe unë dëgjova se kryeministri i vendit kishte punuar fort gjatë këtyre 4 viteve të fundit, për familjen e tij, për fëmijët e tij dhe për fëmijët e fëmijëve të tij dhe në fund fare kishte punuar edhe për fëmijët e shqiptarëve. Natyrisht, që kryeministri tha që kishte punuar njësoj për fëmijët edhe të tij edhe të fëmijëve të tij edhe të fëmijëve të shqiptarëve. Për fat të keq gënjen, shtoi Braçe sipas të cilit përgjatë këtij viti, përgjatë vitit 2009, Sali Berisha do ta çojë borxhin e këtyre fëmijëve të porsalindur në 200 dollarë për frymë dhe së bashku me stokun e borxhit të krijuar deri tani, pra deri në fillim të vitit 2008, borxhi për secilin nga fëmijët që lindin sot, do të arrijë në 2366 dollarë për frymë. Dua tju them që gjatë vitit 2009, borxhi, në raport me prodhimin e përgjithshëm kombëtar, do të shkojë në nivelin prej 60%, që do të thotë që në 100 lekë prodhim të përgjithshëm kombëtar që krijohet nga puna dhe djersa e çdo shqiptari që sot punon, 60 lekë do të shkojnë vetëm për borxh, ka vijuar më tej Braçe, duke bërë thirrje se më 28 qershor kjo gjë duhet të ndryshojë, duke i dhënë fund me votë kësaj politike që ngarkon dhe të porsalindurit me borxhe marramendëse dhe i zhyt ata gjithë jetën në borxhe marramendëse.
BSH hedh në treg para për të ndihmuar qeverinë për fushatën elektorale
Ndërkohë Banka e Shqipërisë është shndërruar në vasale të qeverisë, duke i përmbushur Sali Berishës kërkesat për para duke hedhur në treg kartëmonedha të reja të cilat po zhvleftësojnë lekun. Leku shqiptar u bë kohë që ka humbur stabilitetin e tij karshi euros duke u këmbyer 1 euro me 131 lekë, nga 122 në fillim të vitit. Duke filluar nga 15 Maji leku rrezikohet sërish pasi Banka e Shqipërisë ka hedhur në treg prerje të reja 5000 lekëshe.  Në njoftimin e saj BSH sqaron se, duke filluar nga data 15 maj 2009, do të hedhë në treg kartëmonedhën e prerjes 5000 lekë, emetim i vitit 2007, që do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim. Pra sipas këtij njoftimi BSH, po hedh kartëmonedha pa tërhequr ato ekzistuese, ccka do të zhvleftësojë sërish lekun.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›