Meta: Në krye të ODIHR, nevojiten njerëz si Glover, të provuar me integritetin e tyre
Kreu i LSI-së, Ilir Meta konfliktin midis Berishës dhe shefes së OHDIR-it, e ka cilësuar kundërargument për kryeministrin dhe një përforcim se pse kjo zonjë duhet të jetë në krye të misionit. Sepse nuk e ka pasur fajin kjo zonjë në rast se kjo ka qenë vërtetë në 96 në ekipin e ODIHR për atë që ka ndodhur, por përgjegjësia ka qenë nga fillimi deri në fund e presidentit të asaj kohe,
Berisha dhe prandaj kemi nevojë që në krye të ODIHR të jenë persona të përgjegjshëm dhe të provuar në integritetin e tyre, të cilët mbrojnë standardin e zgjedhjeve të 28 Qershorit që nuk janë të rëndësishme vetëm për Shqipërinë, por janë të rëndësishme dhe për NATO, se Shqipëria është tashmë anëtare e NATO-s, theksoi Meta. Sipas tij, është kjo arsyeje për të cilën, Berisha duhet të përqendrohet, vetëm me arritjen e standardeve të zgjedhjeve dhe të heqë dorë nga çdo tentativë e mbrapshtë për të cenuar zgjedhjet në standardet e tyre me ndershmërinë dhe transparencën e këtij procesi. Pasi deri tani ka punuar jo pak, pikërisht për të dëmtuar cilësinë e këtyre zgjedhjeve që janë përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, përfundoi Meta.