Ruli inspekton punimet për ndërtimin e HEC mbi Devoll
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli ka inspektuar punimet për ndërtimin e hidrocentralit të Tervolit, që do të shfrytëzojë potencialin hidroenergjetik të rrjedhës së sipërme të lumit Holtë, degë e lumit Devoll. Ministri Ruli në inspektimin e këtij investimi e ka cilësuar atë një mrekulli të punës së biznesit privat.
Duke parë ecurinë e punimeve, por edhe pengesat dhe të papriturat gjatë punës ministri Ruli ka vlerësuar se duhet që investitorëve tu krijohen sa më shumë hapësira në punën e tyre, pasi shpesh ata përballen edhe me vonesa burokratike. Ndërtimi i këtij HEC-i, si dhe lidhja me sistemin elektroenergjitik shqiptar, do të çojë në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve të zonës së Gramshit. Hidrocentrali Tervol, po ndërtohet nga shoqëria koncesionare HEC-i TERVOLsh.p.k. Pas përfundimit të punimeve për 15 muaj, ai do të prodhojë 40.000.000 këh/vit, ndërsa fuqia e instaluar llogaritet 12.000 kë. Për ndërtimin e këtij HEC-i, kompania konçensiopnare po investon 325,800,167 lekë, ku kosto e makinerive dhe pajisjeve për kë/fuqi të instaluar, llogaritet në 17,488 leke/kë. Vlera e Fee koncesionare 3% e prodhimit vjetor i jepet falas shtetit. Vlera e riinvestimit me një përqindje prej 50% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve llogaritet në përfundim të periudhës 15 vjeçare të operimit të HEC-it. Me VKM nr. Nr.131, date 14.03.2007 Per percaktimin e autoritetit kontraktues për ndërtimin me koncesion të hidrocentralit Tervol, filloi procedura për dhënien me konçesion të tij, pasi u identifikua si investim me interes. Bashkimi i shoqërive Ble-Klo-Arsh.p.k. & Skraqi sh.p.k. dolën fitues të garës konkurruese.