Të mërkurën vendimi i apelit për rastin Haradinaj

Vendimi i apelit në çështjen gjyqësore ndaj Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt, të tre ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të shpallet të mërkurën në Tribunalin e Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi.
Aktakuza fillestare kundër Haradinajt dhe dy të bashkakuzuarve, u publikua më 4 maj 2005, ndërsa që të tre të akuzuarit janë dorëzuar në Gjykatën e Hagës më 9 mars 2005.
Haradinaj dhe Balaj në prill të vitit 2008 janë shpallur të pafajshëm nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërkaq Lahi Brahimaj është dënuar më 6 vjet burgim.
Tribunali i Hagës ka ngritur aktakuza kundër 11 serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, për krimet e kryera në Kosovë. Prej të gjitha rasteve në gjykatë ende është duke vazhduar procesi gjyqësor, kundër Vllastimir Gjorgjeviq, ish zyrtar i policisë serbe, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër civilëve shqiptarë të Kosovës në vitin 1999.
Seanca e shpalljes së vendimit fillon në ora 09.30, në Sallën Gjyqësore nr I.