Berat/ Merimanga sulmon kater bujq ne are
Merimanga e zeze pickon kater persona brenda nje dite ne rrethin e Beratit. Nje e moshuar ndodhet ne gjendje te rende ne spitalin rajonal, nderkohe qe tre te tjeret jane jashte rrezikut per jeten. Ngjarjet kane ndodhur diten e djeshme ne fshatrat Veterrik, Ciflik dhe Duhanas, ndersa numri i pergjithshem i viktimave te "vejushes" se zeze shkon ne 11 persona gjate tre muajve. Mejreme Oshafi, 60-vjece, perfundoi ne spital pas pickimit ne are nga merimanga e zeze, ndersa mjeket thane se gjendja e 60-vjecares paraqitet kritike. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 10:00 ne fshatin Veterrik, vetem pak kilometra larg nga qyteti. Mjeket thane per gazeten se po diten e djeshme jane paraqitur edhe tre persona te tjere, nje mashkull dhe dy femra, te moshes nga 40-50 vjec.
E.H
E.H