"Zbor" policise, tenton arratine e trete
Fier- Jo vetem qe ka vene ne panik dhjetera qytetare qe kalonin disa ore ne diskon "Afrika" te Sarandes, por edhe i pabindur deri ne rrezikimin e jetes se policeve qe i jane vene ne ndjekje. Me makinen e tij sportive "Land Rover" me targa te Fierit, Rades Musaj ka tentuar te vere para pese policet e postbllokut ne aksin kombetar Vlore-Fier vetem pak momente pas ngjarjes se rende ne qytetin bregdetar te Sarandes. Por jo vetem kaq, pasi liria e tij 48 oreshe dhe fshehja ne nje vile tre kateshe te zones se lagjes "1 Maji" ka qene me e shtrenjte se jeta e uniformave blu. Dhe brenda ketij intervali 19-vjecari ka tentuar arratine e trete, por kete here policet jane treguar me te shkathet. Ndersa eshte hedhur nga muri i pasme i viles, me lartesi rreth 3 metra, Musaj eshte kapur ne rrugicat e lagjes me ndertesa luksoze, ne perpjekje per te realizuar arratine e radhes.
Burime zyrtare te policise konfirmuan se gjate aksionit te ores 21:00 te se enjtes i dyshuari eshte perpjekur te largohet duke refuzuar thirrjet per dorezim. Po para se te vepronin ata kane rrethuar zonen duke vene police ne cdo dalje te lagjes. Mbi 19-vjecarin do te rendojne akuzat e tentatives se vrasjes, prishjes se qetesise publike, armembajtjes pa leje dhe kundershtimit me force te uniformave blu ne postbllok. Episodi me i rende ka ndodhur teksa zbardhej dita e merkure ne diskon "Afrika", kur konfrontimi i Musajt me nje 20 vjecar punonjes te lokalit per zerin e muzikes, solli edhe incidentin e kercenimit me nje pistolete tip "TT" dhe me pas te shtenat qe terrorizuan te rinjte dhe te huajt qe po vallezonin ne piste.
Pese te shtenave Musaj i eshte pergjigjur me nje largim spektakolar, pa rene ne duart e policise se Sarandes dhe t'u shpetoje gjate ndjekjes. Ai ka dale nga qyteti dhe ka qendruar pergjate bregdetit i fshehur, derisa te merkuren ne mbremje i ka ikur postbllokut te policise ne hyrje te qytetit te Fier. Nje furgon i komisariatit priste qe i riu te kalonte ne ato momente, por ai u eshte pergjigjur me shkeljen e pedalit te gazit deri ne fund. Policet jane shmangur dhe per fat i kane shpetuar aksidentimit. Ne ndjekje e siper Musaj ka braktisur makinen luksoze duke u ngjitur ne kembe kodres me vila disa kateshe.
Aty eshte fshehur ne nje ndertese, qe sipas policise mendohet se ka qene e nje te afermi te tij, derisa eshte lokalizuar. Nje telefonate anonime ka njoftuar vendndodhjen dhe uniformat organizuar aksionin e arrestimit. Ne aksion kane marre pjese edhe agjente te policise se Sarandes dhe per kapjen e te riut jane aktivizuar 70 efektive policie per shkak te rrezikshmerise te te kerkuarit. Gjate arratise se tij me shpejtesi ne rruget e Sarandes, 19-vjecari ka rrezikuar edhe kalimtare te rastit, ndersa u ka shpetuar edhe postblloqeve ne zonen e Vlores.
Arratisja I
Pak caste pas pese te shtenave me arme ne disko, Rades Musaj largohet me makinen e tij me shpejtesi neper qytet, duke i shpetuar edhe ndjekjes nga patrullat e policise se Sarandes dhe rrezikuar kalimtaret e rastesishem.
Arratisja II
Ndersa ka arritur te kaloje edhe postblloqet ne qytetin e Vlores, Musaj eshte perballur me nje tjeter ne hyrje te qytetit te Fierit, vendi i quajtur "Rrepat". Ai nuk ka ndaluar, madje duke rrezikuar jeten e 5 efektiveve.
Xhemil Beharaj