E Diel, 1 Nëntor 2026

QSU, dyfishim të furnizimit me energji



Drejtoria e QSU prezanton dy studimet mbi mjedisin dhe furnizimin e spitalit me energji elektrike. Me anë të një konference, të mbajtur enkas për prezantimin e tyre, u bë me dije se ata janë realizuar në bashkëpunim me kompaninë gjermane Konsorciumi COëI-IPF. Këto studime do të jenë në funksion të masterplanit për 10-vjeçarin e ardhshëm të këtij institucioni. "Vetëm një ditë më parë, QSUT u njoh publikisht me Master Planin e rifreskuar të zhvillimit të saj, e hartuar si një propozim i Top Consult, kurse sot bëhet vlerësimi i situatës ekzistuese, që nga rishikimi i dokumentacionit, praktikat operative, gjendja infrastrukturore e deri te komponentët e përputhshmërive legjislative", tha drejtori Ilir Dashi. Sipas masterplanit, parashikohet dyfishimi i furnizimit me energji elektrike të QSUT. Qendra më e madhe spitalore në vend ka nevojë për 6 mijë kilovat orë, nga 3500 kilovat/orë aq sa ç'merr sot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›