Suedia refuzon ekstradimin e Hamdi e Zylfie Haklaj
Suedia refuzon ekstradimin e Hamdi e Zylfie Haklaj, ndërkohë që jep “ok”-in për kërkesën e Zylfie Haklajt për statusin e azilantes politike. Pas kërkesës së kësaj të fundit, ashtu si dhe vëllait të saj, Hamdiut, edhe për të gjykata suedeze vendosi të pranojë kërkesën, duke përfituar statusin e azilantes. Ndërkohë që, e arrestuar në Suedi për llogari të drejtësisë shqiptare, e cila e ka dënuar me 25 vjet burg për vrasje të dyfishtë dhe plagosjen e disa personave, gjykata nuk i ka marrë parasysh dokumentet e dërguara nga pala shqiptare, duke pranuar pretendimin e Zylfies se ndihet e kërcënuar për jetën në Shqipëri. Prokuroria suedeze ka vendosur të mos ekstradojnë drejt Shqipërisë 45-vjeçaren dhe vëllain e saj 70-vjeçar, pasi sipas vlerësimit të tyre, në Shqipëri “nuk mund t'u garantohet siguria”. Drejtësia shqiptare ka përgatitur brenda një kohe të shkurtër dokumentacionin për këtë shtetase, duke ia përcjellë para marrjes së një vendimi gjykatës suedeze, së cilës i kërkonte ekstradimin e saj në Shqipëri. Por, pas Hamdiut, për të njëjtat arsye, edhe Zylfie Haklaj ka përfituar azil politik në Suedi. Gjatë këtyre viteve, nga gjykata suedeze kanë përfituar azil politik 14 pjesëtarë të familjes Haklaj, përfshi këtu edhe më të fundin, Zylfien.
Ngjarja
Gjykata e Tiranës dënoi me 25 vjet burg Zylfie Haklajn, e cila akuzohet për vrasjen në mes të Bajram Currit të Rasim Lumneshin dhe Ilir Gosturanin. Prokuroria e Tropojës, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, i ka kërkuar gjykatës cilësimin fajtore për veprën penale të “vrasje me dashje për motive hakmarrje” dhe dënimin e Zylfie Haklajt me 25 vite heqje lirie. Sipas prokurorisë, Zylfie Haklaj, vajza e katër vëllezërve të vrarë, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj, është autore e krimit të kryer në zemër të Tropojës. Ndaj, organi i akuzës kërkoi dënimin e saj me 25 vjet burg për veprat penale të “vrasjes” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Gjyqi ndaj Zylfie Haklajt fillimisht nisi në Tropojë, por për arsye sigurie dosja u transferua në Tiranë. Zylfia, vajza e vogël e Muharrem Haklajt akuzohet si autore e ngjarjes së 2 prillit 2002, ku mbetën të vrarë Rasim Lumneshi, një prej njerëzve më të fuqishëm të Tropojës në vite, Ilir Gosturani, si dhe u plagosën Izet Dusha e Hysen Biberaj. Vrasjet e katër vëllezërve me mina të telekomanduara, snajper dhe prita të sofistikuara, e detyruan Zylfie Haklajt të rrëmbejë armën për të marrë gjak për ta. Sapo mori vesh që Rasim Lumneshi, që e akuzonte si shkaktarin kryesor të fatkeqësive të njëpasnjëshme në familjen e saj, ishte në Tropojë, vajza e vogël e Muharrem Haklajt e vuri planin në jetë. Mesditën e 2 prillit të gjashtë viteve më parë, Zylfia arriti ta qëllonte Lumneshin për vdekje. Viktimë mbeti dhe Ilir Gosturani, që ishte në një tavolinë në Lumneshin, si dhe u plagosën dy persona të tjerë. Pasi mori gjakun e vëllezërve, ashtu siç e kërkonte kanuni, “Shota” e Haklajve mundi të arratisej dhe prej gjashtë vitesh nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Emri i saj ndodhet në listën e personave të shumëkërkuar. Tashmë, pas katër vëllezërve të vrarë, i vetmi që ka mbetur gjallë nga djemtë e Muharrem Haklajt është Hamdiu, i cili u arrestua pak kohë më parë në Suedi, por u lirua sërish.